English

Shkodër, kapen cigare dhe pije alkoolike kontrabandë në një market

Shkodër, 12 tetor, NOA – Ndërsa Task Forca e policive dhe doganave të 13 vendeve të Evropës Juglindore është mbledhur në Durrës për të diskutuar mbi kontrabandën e cigareve dhe falsifikimin e patentave dhe markave, policia e Shkodrës në kuadër të kontrolleve të mallrave pa pullë fiskale, ka sekuestruar paketa cigaresh, pije alkoolike të ndryshme të disa markave, të cilat ishin pa pullë fiskale.

Burime nga policia e Shkodrës thanë dje rreth orës 15.30, Seksioni Kundër Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Tatimore të qytetit gjatë kontrollit të ushtruar në një market të paliçencuar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa mallra që nuk posedonin pullën fiskale.

Në marketin në pronësi të 36 vjeçarit me iniciale M.H., banues në fshatin Zogaj të rrethit të Shkodrës u sekuestruan gjithsej 119 paketa cigare të markave Marlboro, Mançester, Trokadero, MN; 16 shishe me pije alkolike konjak të markës Skënderbeu, Internacional Trademark prodhim Tirane, Fernet Liburn, Votka Gorbaçov si dhe verë Vernac prodhim malazez.

Policia e Shkodrës kreu të gjitha veprimet paraprake hetimore e proceduriale pronari i marketit po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë.

mit/NOA
KOMENTE