English

Speciale: Si sot një vit më parë dhe...

Si sot më 13 tetor,

2009: Kryetari i PS deklaroi bojkotimin e zgjedhjeve lokale të pjesshme të 15 nëntorit 2009. Rama tha se kjo është rruga për mbrojtjen e lirisë së votës duke iu referuar bojkotit të Parlamentit për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009 për të cilat kërkoi hetim. Ben Blushi akuzoi se ky ishte një vendim personal i kreut Rama kurse Arta Dade tha se ishte një vendim i shumicës në Kryesinë e PS.

Asambleja e OSBE përmes një deklarate jep vlerësime pozitive për zgjedhjet e 28 qershorit dhe shpreh keqardhje për bojkotin e opozitës.

E për t’u rikthyer edhe më larg në kohë, kujtojmë edhe se më Si sot më 13 tetor, të vitit

1884: Ora e Grinuiçit shpallet zyrtarisht si pikë referimi e llogaritjes së orës për të gjithë botën

1943: Italia i shpalli luftë ish-aleates së saj, Gjermanisë

1925: U lind Margaret Theçer, e njohur si “Zonja e Hekurt”, kryeministre në mbretërinë britanike nga 1970 deri më 1990.

KOMENTE