English

TIA: Podiumet e partive politike, po zëvendësojnë institucionet e drejtësisë

Tiranë, 12 tetor, NOA - Podiumet e partive politike, po zëvendësojnë institucionet e drejtësisë, në një kohë kur ato kanë mjaft çështje akute për të zgjidhur mbi zhvillimin në vend, siç është ajo e kompletimit të reformës zgjedhore.

Kështu citon organizata “Transparency International Albania” në një raport të saj të fundit, publikuar mbi veprimtarinë e partive politike, aktualitetin e tyre dhe problematikat që paraqesin lidhur me zhvillimin e vendit.

"Partitë të mos merren me akuza të ndërsjella, por të përqendrohen te reforma zgjedhore dhe të nisin menjëherë dialogun për zgjedhjet", thuhet ndër të tjera në këtë raport, duke cituar faktin se finalizimi i reformës zgjedhore përbën një nga kushtet kryesore për të patur një jetë politike pa konflikte.

Ndërkaq, një pikë tjetër e rëndësishme e përmendur në këtë raport është edhe ai i hapit që duhet të hidhet mbi heqjen e imunitetit parlamentar në raste të akuzave të ngritura nga ana e deputetëve për përfshirje në korrupsion.

n.e/NOA

KOMENTE