Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat e Priftit, Meta: S’kam asnjë sekondë kohë për të shpërdoruar me Priftin
English

Akuzat e Priftit, Meta: S’kam asnjë sekondë kohë për të shpërdoruar me Priftin

Tiranë, 13 tetor, NOA – “Nuk kam asnjë sekondë të tepërt për të shpërdoruar”.

Kështu i është përgjigjur sot mediave zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, i pyetur për deklaratat më të fundit të ish ministrit Dritan Prifti i shkarkuar nga dikasteri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, tri javë më parë.

Dje ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti lëshoi akuza të tjera ndaj kreut të LSI-së, duke deklaruar se ai e ka kërcënuar me mesazhe dhe se për mosmarrëveshjet me Metën është larguar edhe nga LSI, forca që e bëri atë deputet.

Por, i pyetur lidhur me akuzat e reja të Priftit bërë në një emision televiziv, se Ilir Meta ka fituar mandatin e deputetit duke marrë tremijë vota nga ato të Partisë Socialiste, zëvendëskryeministri nuk ka dhënë asnjë përgjigje, duke e argumentuar përgjigjen e tij me faktin se nuk ka më kohë për t’u marrë me akuzat e ish ministrit Prifti.

Ministri i Ekonomisë mandej ka folur për situatën hidrike në vend, duke garantuar se nuk do të ketë më shkarkime masive të ujit nga hidrocentralet.

Ai siguroi se digat e hidrocentraleve janë të sigurta për rrjedhojë edhe në rast të shtimit të reshjeve nuk do të ketë më përmbytje në zonat e banuara pranë hidrocentraleve, sikundër ndodhi në fillim të vitit.

Ministri i Ekonomisë, theksoi se po ngrihen edhe grupe ekspertësh që do të monitorojnë e kontrollojnë sasinë e prurjeve të ujit në hidrocentralet e vendit.

mit/NOA
KOMENTE