Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita Botërore e Katastrofave: Rrezikohen 2.5 miliardë njerëz
English

Dita Botërore e Katastrofave: Rrezikohen 2.5 miliardë njerëz

Uashington, 13 tetor, NOA – Mëse 2.57 miliardë banorë të botës, të cilët jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, paraqiten si të rrezikuar nga katastrofat.

Kjo pasi ata rezultojnë të jenë vulnerabël ndaj rreziqeve për shkak të urbanizimit të shpejtë, rritjes së shpejtë të popullsisë, qeverive me kapacitete të pakta, shërbime shëndetësore dhe shoqërore të varfra, sisteme sigurimi jo efikase dhe dhunës në rritje.

Një fakt i tillë është publikuar në Ditën Botërore të Parandalimit të Katastrofave, duke theksuar nga autoritetet botërore përkatëse, rëndësinë e një procesi të tillë.

Sipas tyre, e parë nga perspektiva humanitare, reduktimi i rreziqeve kursen jo vetëm leke, por ajo që është më e rëndësishmja, kursen jetë njerëzish dhe mjete jetese.

Ata janë të mendimit se me sisteme më të mira parashikuese, siç janë sistemet e njoftimit të hershëm; me programe afatgjata zhvillimi me investime në infrastrukturë e shërbime, me projekte për uljen e varfërisë, por dhe me projekte ndërgjegjësimi të komuniteteve për rreziqet; mund të arrihet që komunitetet apo vendet në përgjithësi të janë më të afta për t’iu përgjigjur në kohë dhe në mënyrë të efektshme katastrofave të ndryshme natyrore.

“Studimet e fundit në botë tregojnë që aktivitetet e reduktimit të rreziqeve kanë sjellë në fund të fundit kursime financiare. Kur fondet investohen në projekte për reduktimin e rreziqeve, qeveritë kursejnë shuma të konsiderueshme në kostot që duhen për përgjigje në raste katastrofash”, citon studimi në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE