Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton-Thaçi: SHBA mbështet dialogun, të panegociueshëm statusi dhe integriteti territorial
English

Klinton-Thaçi: SHBA mbështet dialogun, të panegociueshëm statusi dhe integriteti territorial

Prishtinë, 13 tetor, NOA – Duke shprehur mirënjohjen për pritjen që i ka bërë populli i Kosovës, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e përbashkët për shtyp, sekretarja amerikane deklaroi se në takimin që pati me presidentin serb, Boris Tadiç, i kishte bërë të qartë këtij të fundit se “SHBA-të mbështesin dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por argumentet e statusit të Kosovës, integritetit territorial të saj janë të panegociueshme”, theksoi zonja Klinton.

Në këtë kontekst ajo bëri me dije Shtetet e Bashkuara janë të integruara në dialogun që do të zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, një dialog që do të bëhet vetëm për çështje teknike, të përditshme dhe të dobishme për të dyja vendet. “SHBA-të kanë kërkuar nga Serbia dhe Kosova të ulen bashkarisht dhe të dialogojnë. Kjo sigurisht nuk është e lehtë”, tha sekretarja Klinton.

“Kosova dhe SHBA-të janë partnerë qëkur përfundoi lufta dhe SHBA-të e

mirëpritëm vendimin e GJND-së dhe tani po vazhdojmë të mbështesim Kosovën fuqishëm”, nënvizoi sekretarja amerikane e shtetit.

Ajo shprehu mbështetjen e popullit amerikan, të ish presidentit Klinton, duke theksuar se “ne shpresojmë që në të ardhmen, Kosova me popullsinë më të re në Evropë, sikundër pashë do të zhvillohet dhe do të ecë përpara në shumë drejtime njëherësh, si për zhvillimin e demokracisë, me planet transparente për privatizimet, përkushtim ndaj ligjit, zgjedhje të lira dhe transparente”.

Në këtë kontekst zonja Klinton ka vlerësuar zhvillimet në Kosovë duke theksuar se SHBA-të do ta mbështesin Kosovën edhe në sektorin privat, me qëllim që ekonomia e Kosovës me potenciale të mëdha të zhvillohet dhe të integrohet në Evropë e në institucione të tjera të NATO-s.

“Presidenti Obama dhe unë jemi të përkushtuar të ndihmojmë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, sikundër edhe ish presidenti Klinton. Të gjithë amerikanët jemi të nderuar që jemi miq dhe partnerët tuaj, madje jemi të impresionuar për arritjet tuaja të deritanishme”, vazhdoi më tej Klinton.

Ajo e vlerësoi si një shenjë krenarie për Kosovën trashëgiminë e saj multietnike, duke argumentuar se “Kosova është tashmë një shtet multietnik dhe i sigurt”.

Sekretarja amerikane e shtetit duke shprehur gëzimin e saj që gjendej në Kosovë, dërgoi edhe një përshëndetje të posaçme për trupat aleate që ndodhen në Kosovë.

Sekretarja amerikane e shtetit pas takimeve me zyrtarët e lartë të Kosovës do të vizitojë edhe manastirin e Graçanicës.

mit/NOA
KOMENTE