Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Shnosh pa bërllog”, motoja e javës pa plehra në Kosovë
English

“Shnosh pa bërllog”, motoja e javës pa plehra në Kosovë

Prishtinë, 13 tetor, NOA – Për një javë të tërë, përkatësisht gjatë periudhës së 14-21 tetor, e gjithë Kosova do të përfshihet nga një aksion për mos lejimin e derdhjes së mbeturinave.

Shoqata “Ekolëvizje” është një nga promovueset kryesore të fushatës për shënimin e “Javës pa mbeturina” në Kosovë, duke dashur që ajo të shtrihet në të gjitha rajonet e këtij vendi.

Në Gjakovë, bëhet me dije se kjo fushatë do të udhëhiqet me moton “Sot pastrova unë , ti kur?” nën udhëheqjen e Iniciativës së Femrës Kosovare (IFK), në datën 14 tetor.

Ndërsa një ditë më pas, në Prizren kjo fushatë do të udhëhiqet nga “ART Plus” dhe do të realizohet në qendër te qytetit, te Shatërvani.

Në Pejë, do të realizohet fushata “Dita e ecjes”, e cila do të udhëhiqet nga “Syri i Vizionit” dhe do të realizohet më 17 tetor, me ecjen e pjesëmarrësve në drejtim të Rugovës drejt Liqenit të Leqinatit.

Kurse në Mitrovicë kjo fushatë do të udhëhiqet nga CRLS dhe CBM dhe do të realizohet më 19 tetor.

Para mbylljes, në Kamenicë kjo fushatë do të udhëhiqet nga CDKD dhe do të realizohet më 20 tetor, kurse në Prishtinë kjo fushatë do të udhëhiqet nga DiT dhe KADC me moton “shnosh pa bërllog” dhe do të realizohet më 21 tetor, në parkun Velania ku do të jetë shënohet edhe momenti përmbyllës i kësaj fushate.

n.e/NOA

KOMENTE