English

Zhduken 2 vajza nga shtëpia, nëna vë alarmin

Durrës, 13 tetor, NOA – Ndërsa nuk i ka gjetur dy vajzat e saj në shtëpi dhe ka pritur për pak kthimin e tyre pa sukses, një nënë e dëshpëruar nga qyteti i Durrësit ka vënë alarmin për zhdukjen e tyre.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit bregdetar, sipas të cilave, është pikërisht 42-vjeçarja me inicialet Dh.V., e cila iu është drejtuar atyre paraditen e sotme duke kryer denoncimin për zhdukjen e beftë të dy vajzave të saj.

Mësohet se dy vajzat e saj quhen përkatësisht Jetmira Valteri, 19 vjeçe dhe Ana Valteri, 15 vjeçe; të lindura në Vinjoll të Matit dhe aktualisht banuese në qytetin e Durrësit.

Ende nuk dihet asnjë pistë e vendndodhjes së tyre, ndërsa forcat e policisë janë angazhuar maksimalisht për t’i gjetur dy vajzat e zhdukura.

Nga ana e policisë tashmë janë kryer veprimet e nevojshme procedurale, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tyre, ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE