Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuza e fortë e OMONIA: Grupe terroriste shqiptare po sulmojnë minoritetin grek
English

Akuza e fortë e OMONIA: Grupe terroriste shqiptare po sulmojnë minoritetin grek

Sarandë, 14 Tetor 2010 NOA – Shoqata e minoritarëve grekë OMONIA denoncon atë që ajo e cilëson sulm terrorist i vazhdueshëm nga grupe të rinjsh shqiptarë, të armatosur, ndaj minoritetit grek.

Denoncimi i publikuar nga zëdhënësi i OMONIA-s, Leonidha Papa, aludon se grupe të rinjsh të armatosur po kryejnë plaçkitje dhe po shkakton panik të vazhdueshëm te banorët e zonave minoritare.

Akuza e rëndë e OMNONIA madje lidhet dhe me vizitën e kryeministrit në jug këto ditë dhe detajon: “Ndërsa kryeministri i vendit, Sali Berisha gjendej në Gjirokastër, pas vizitës së tij në disa zona të minoritetit grek dhe pas deklaratave të tij për kujdesin që qeveria tregon për mbrojtjen dhe zhvillimin e minoritetit grek, pak kilometra më tutje, një grup të rinjsh nga Lazarati qarkullonin të armatosur nëpër rrugët e fshatit Derviçan dhe qëllonin me plumba duke provokuar frikë dhe panik te banorët”.

OMONIA thotë në deklaratën e posaçme që nxori, se “dukuria që po ndodh ndaj minoritetit duke përdorur armët kohët e fundit ka marrë përmasa alarmante” dhe shton:

“Në muajt e fundit kanë qenë me dhjetëra incidentet ku persona të armatosur qarkullojnë në rrugë në mënyrë që të terrorizojnë banorët dhe të vjedhin”.

Më tej OMONIA kujton faktin se “armëmbajtja pa leje është një problem evident në të gjithë Shqipërinë,”, por evidenton në vijim përmes një “fakt-akuze”, se “ndryshimi në komunitetin tonë ka të bëjë me tolerancën dhe indiferencën kriminale të policisë dhe të autoriteteve të drejtësisë që bëjnë sehir”.

Në këtë pikë OMONIA vlerëson: “Incidente të tilla nuk janë në përputhje me standardet që duhet të ketë një vend që kërkon dhe pret të ketë lëvizje të lirë me Evropën dhe anëtarësimin në familjen e madhe evropiane”.

Sipas OMONIA-s, “minoriteti grek është pjesa më produktive e popullsisë në Shqipëri dhe pjesa që i bindet më shumë ligjeve të vendit. Minoriteti është një faktor i stabilitetit dhe zhvillimit e integrimit të vendit”, - vijon deklarata.

Kurse në vijim vjen edhe paralajmërimi: “Por ne nuk do të tolerojmë krimin dhe nuk do të lejojmë që të bëhemi prè e forcave të errëta e madje edhe të agjencive qeveritare të tolerancës”.

Në përfundim, OMONIA thotë se “besnike me vizionin e bashkëjetesës paqësore mes komuniteteve tona, është duke luftuar për të konsoliduar institucionet demokratike dhe mbrojtjen e të gjitha pakicave etnike, si dhe të drejtave të njeriut, konform traktateve ndërkombëtare dhe konventave që edhe Shqipëria ka nënshkruar”.

e.r/NOA

KOMENTE