Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Kjo qeveri është si dominotë, po ra njëri, ikin të gjithë
English

Balla: Kjo qeveri është si dominotë, po ra njëri, ikin të gjithë

Tiranë, 14 tetor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklarua sot se mazhoranca është një prej momenteve më kritike. Duke theksuar se qëllimi i saj është vetëm vjedhja e pasurisë, Balla u shpreh se për shkak të numrave Berisha nuk mund të largojë asnjë persona.

“Kjo qeveri është di si dominotë, po ra njëri, ikin të gjithë”, tha Balla. Ai u shpreh se nuk mund të larohen ministrat pasi kanë ardhur për të vjedhur.

“Ku largohen grerëzat nga mjalti. Shikojini ministrat, kush nga do të lirohet. Ja shikoni Gencin, ka gjithë ato tenderë për të marrë. Meta duhet të jap përgjigje pse e kërkoi ministrin e Ekonomisë”, tha Balla.

Ai ka akuzuar si të pasinqerta dhe deklaratat e ministrit të Brendshëm për hetimi e zëvendësdrejtorit të Policisë.

“Drejtori i SHKB-së është kunati i Agron Kuliqi, dhe ne presim nga Sali Berisha që kunati të na hetojë kunatin. Ky është një turp”, tha Balla.

Balla ka thënë se mazhoranca po sulmon të vetmin politikan që është model në këtë vend. “Rama është i vetmi politikan pa imunitetet në këtë vend dhe të gjitha akuzat që kini bërë kanë qenë të pasakta”, tha ai Balla.

a.k/NOA

KOMENTE