English

Dashuria? Ka efektin e drogës, na heq dhimbjet fizike

Stanford, 14 tetor, NOA - Vizionit të dashurisë si një forcë lëvizëse ndaj gjërave, sipas studimit të fundit të studiuesve amerikanë në universitetin e Stanfordit, i shtohet edhe ai i konceptit si një ndjenjë që kapërcen edhe dhimbjet fizike.

Sipas tyre, frymëzimi intensiv dhe plot pasion që jep dashuria, ka efekte të habitshme analgjezike (shëruese, lehtësuese ndaj dhimbjes) të krahasueshme me atë të drogës ad hoc, por edhe në atë të drogave të tilla si kokaina.

"Kur njerëzit janë në këtë fazë të dashurisë pasionante që djeg çdo gjë, ata përjetojnë ndryshime të rëndësishme humori që ndikojnë në përvojën e tyre të dhimbjes," shpjegon Sean Mackey, profesor i anestezisë dhe autor i studimit botuar në “PLoS ONE”.

Sipas tij, ai është marrë pikërisht me studimin e shpërblimit aktiv në tru të një lënde që përfshin dopaminën, një primar neuro-transmetues, e cila ndikon në disponimin dhe motivimin e njerëzve.

Pavarësisht nga këto arritje, shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të thonë nëse njerëzit me dhimbje kronike, i harrojnë ato nëse përjetojnë një dashuri plot pasion. Përkundrazi, shpresa e tyre është për të kuptuar më mirë këtë lloj rrjeti nervor dhe reaksioni zinxhir të shkaktuar nga pasioni i dashurisë, për të marrë dhe zhvilluar ndjesi të reja të forta që i kapërcejnë dhimbjet fizike.

"Zona e trurit që aktivizohet nga një dashuri intensive, ka njësoj efektin e drogës për të zvogëluar dhimbjet, - thotë Arthur Aron, psikolog në Universitetin shtetëror të Nju Jorkut, - kur ne mendojmë të dashurin, është aktivizimi intensiv në shpërblim, e njëjta me ndjesinë kur marrim kokainë”.

n.e/NOA

KOMENTE