Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eurodeputeti Albertini: Do bëjmë presion për zgjidhjen e krizës
English

Eurodeputeti Albertini: Do bëjmë presion për zgjidhjen e krizës

Bruksel, 14 tetor, NOA – Eurodeputeti italian, dhe kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, Gabriele Albertini deklaroi në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, se PE është dakort me hyrjen e Shqipërisë në Evropë, gjë që sipas Albertinit e vërtetoi vota në favor të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, një javë më parë.

Eurodeputeti italian vuri në dukje edhe moszgjidhjen ende të krizës së brendshme politike, e cila vlerësohet sipas tij se në fakt prodhon një paralizë të funksioneve institucionale të Parlamentit.

“Por, ky është një problem që po i afrohet zgjidhjes. Gjykata është shprehur për pranimin e të gjithë rezultatit zgjedhor, andaj hetimi për rregullsinë e zgjedhjeve u kalua. Në këtë pikë është vetëm një problem i politikës së brendshme dhe i raportit mes mazhorancës dhe opozitës”, theksoi zoti Albertini.

Ai garantoi se partnerët ndërkombëtarë do të angazhohen për të bindur Partinë Socialiste për të pranuar rregullat e lojës dhe për të ndarë një pozicion të përfaqësimit elektoral, edhe pse në minorancë, duke i mëshuar idesë se demokracia është kjo.

“Do të bëjmë presion edhe mbi kolegët tanë socialistë të Parlamentit Europian, që të luajnë pjesën e tyre për të bindur kolegët e tyre të së njëjtës parti, asaj shqiptare. Do të kërkojmë, që të përfshijmë edhe komisionerin Fule në këtë pikëpamje, linjën politike të institucioneve të zgjedhura me rregullsi nga qeveria. Jemi optimistë se gjërat mund të lëvizin në drejtimin e duhur, edhe pse duhet të pranojmë se ka vështirësi. Por, siç thashë, që mund të kalohen”, nënvizoi eurodeputeti Albertini.

Lidhur me nisjen e protestave në mbarë vendin për rrëzimin e qeverisë pas 15 tetorit, sikundër PS ka paralajmëruar, eurodeputeti italian tha se “Të gjitha protestat mund të ndikojnë dhe qëllimi se pse bëhen, por nuk besoj se mund të ndryshojnë tërësisht një mendim, që ka rrënjë më të thella se sa një protestë, edhe pse e respektuar nga shumica”. Gjatë takimit në Bruksel me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të PE-së, Gabriele Albertini, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të PE-së në procesin e liberalizimit të vizave, dhe theksoi se Shqipëria vlerëson dhe mirëpret që kjo përkrahje e çmuar të vijojë dhe në etapat e tjera të procesit të integrimit evropian të vendit.

Haxhinasto vuri në dukje se institucionet shqiptare meritojnë të vlerësohen për punën e kryer në këto vite, dhe se marrëdhënia e Shqipërisë me BE-në duhet inkurajuar pozitivisht për të vijuar me reformat e suksesshme, që ka ndërmarrë dhe vazhdon të ndjekë qeveria shqiptare.

mit/NOA

KOMENTE