Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto takohet me eurodeputeten Tanja Fajon
English

Haxhinasto takohet me eurodeputeten Tanja Fajon

Bruksel, 14 tetor, NOA – Disa ditë pas miratimit të raportit të saj për heqjen e vizave për Shqipërinë e Bosnjen i votuar me një shumicë prej 538 votash në Parlamentin Evropian, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon shprehu besimin e saj për realizimin deri në fund të këtij procesi aq të shumëpritur për shqiptarët.

Në takimin që raporterja Fajon pati me ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto gjatë vizitës treditore që ky i fundit po zhvillon në Belgjikë, zonja Fajon vlerësoi të gjithë punën e bërë gjatë kësaj kohe nga autoritetet shqiptare, të cilët kanë lehtësuar punën me të dhënat bindëse, që kanë raportuar gjatë gjithë kësaj kohe, tregues të ndryshimeve dhe investimeve të jashtëzakonshme në Shqipëri.

Ministri Haxhinasto i përcolli eurodeputetes Fajon vlerësimin dhe falenderimet për të gjithë punën e saj në mbështetje të proçesit të liberalizimit të vizave me vendin tonë, që përbën një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë e popullit shqiptar.

Në këtë kontekst ministri Haxhinasto e informoi eurodeputeten Fajon lidhur me fushatën informuese, që vazhdon të zhvillojë qeveria shqiptare për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetaret lidhur me detyrimet, që do të kenë me arritjen e këtij standardi të ri evropian.

mit/NOA
KOMENTE