Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irini Qirjako: Ju rrëfej kush është kënga ime më e bukur
English

Irini Qirjako: Ju rrëfej kush është kënga ime më e bukur

INTERVISTA/ Flet Irini Qirjako “Mjeshtre e Madhe”

Të veçantat e rrëfimit;

Çfarë po bën moj Marigo është kënga ime më e bukur

Në vitin 1981 në Dizhon çuditi shikuesit

Po përgatiS 2 albume me këngë polifonike

Në vitin 1979 në Turqi vetja mu duk si ë ëndërr

Në Shans-Elize na njoftuan për bombë në sallë

Dita më e keqe viti 1981 kur më vodhën magnetofonin në shtëpi

Albert Zholi

Ajo dhe pse s’ka lidhje me Labërinë pasi është nga minoriteti grek i Sarandës është identifikuar si këngëtare tipike e këngës së polifonisë labe. E sheh gjithmonë të qeshur, në çdo aktivitet, plot vullnet dhe dëshirë për të ecur vetëm përpara. Thuajse i ka shëtitur të gjitha shtete Evropiane ku zëri i saj i veçantë por sidomos kënga e bukur labe e ka bërë të marrë miliona duartrokitje që nga Izmiri dhe deri në Paris. Kudo kujtime, emocione që ajo mundohet ti shprehë natyrshëm por që ti hedhësh të gjitha në letër do ët duhem shumë kohë. Megjithatë Irini thotë se kam ende shumë për të bërë. Aktualisht ajo po përgatit dy albume me këngë polifonike si dhe do të këndojë pas 25 vjetësh në koncertin recital të kompozitorit të talentuar Enver Shëngjergji, këngën e saj të dashur “Çfarë po bën moj Marigo”. Nga jeta e saj artistike jashtë atdheut ajo ndan dy momente kyçe, herën e parë kur doli jashtë atdheut në Turqi dhe Festivalin e Dizhonit në Francë ku Asamble i Këngëve dhe Valleve shkëlqeu në mënyrë të befasishme.

-Tashmë Irini është në përgatitje për Recitalin e kompozitorit të dëgjuar Enver Shëngjergji “Një tufë lulesh kam për ju”. Me se do të paraqitet Irini në këtë recital?

Në radhë të parë dua ta përgëzoj kompozitorin Enver Shëngjergji për këtë nismë. Ai ka kohë që i ka munguar skenës dhe duhet ta thotë sërishmi fjalën e tij, punën e tij. Me këtë rast unë do këndoj një nga këngët më të bukura, më të pëlqyera të repertorit tim. Kjo këngë flinte Brenda meje, ishte një dëshirë shumë e fuqishme ta këndoja sërishmi. Pra, po rifreskoj këngën “ç’po qëndis moj Marigo”. Këtë këngë unë e kam kënduar para 25 vitesh në ansambël, kjo u bë një këngë hit, kryevepër ku ka qenë Drejtor Limoz Dizdari. Gjithmonë e kam pasur ëndërr se kur do ta rivendosa përsëri në skenë. Unë këtë këngë e kam bërë për herë të parë në kohën e monizmit në vitin 1985. Kjo këngë pati një sukses të jashtëzakonshëm në publik sepse është këngë e bukur. Kjo këngë ka një ndjeshmëri të arrirë. Unë jam e lumtur që mbas këtyre viteve po e këndoj përsëri në skenë.

-Përse nuk është kënduar kjo këngë në këto vite tranzicioni?

Se di pse nuk është kënduar asnjëherë! Për arësye të neglizhencave të drejtuesve artistic, apo…?!. Erdhi momenti që atë që doja unë u realizua. Enverin e vlerësoj dhe e respektoj si krijues. Ka një repertor shumë të madh, orkestral, koral, solistik, kjo është një domosdoshmëri që të gjithë këta kompozitorë që kanë një emër një karrierë duhet që e gjithë kjo veprimtaria e tyre të rijepet në skenë. Për të rikujtuar spektatorin sepse mosha e mesme i kanë të qarta dhe i dëgjojnë dhe lumturohen këtA kompozitorë. Aq më shumë për Enverin që është shumë muzikal me ndjeshmëri të jashtëzakonshme dhe po më bëhet shumë qejfi që ai po realizon dëshirën e tijë dhe po e rifreskon dhe po e rishfaq për publikun që jam e bindur që do e dojë shumë këtë recital.

- Si je ndjerë me tekstin dhe muzikën e kësaj?

E mrekulluar. Kanë një harmoni perfekte. Teksti dhe muzika ecin si valë. Si puhizë. Kanë një ëmbëlsi që të befason. Bëhet fjalë për qëndistaren e flamurit. Kjo këngë i kushtohet pavarësisë së Shqipërisë kur u ngrit flamuri. Marigoja është qëndistarja e saj. Jam munduar ta këndoj me shumë dashuri këtë këngë. Jam lumtuaruar kur ma besuan ta këndoj. Ajo më jep forcë. E kam në imagjinatën time Marigonë. Atë femër vitale, të fortë, që me ditë e net të tëra qëndisi flamurin e pavarësisë. Ajo përjetësoi pavarësinë, por më shumë se aq, Pavarsia e bëri të pavdekshme atë. Lexo tekstin, dëgjo muzikën dhe shkon në qiellin e shtatë. E këndoj shpesh me vete këtë këngë, në shtëpi, në rrugë, kur jam në lëvizje…

Ç’po qëndis moj Marigo

Nën qerpik të syrit, o

Në dorën e zemrës, o

Lule fushe e lule mali

Lule që një prill i fali

Shoqe moj, motra moj

Unë e dashuroj shumë këtë këngë.

-Ju keni marrë pjesë edhe në maratonën e këtij viti?

Po, kam marrë pjesë, parvjet, vjet dhe sivjet. Në këtë vit kam qenë me bashkëpunëtorin tim Edmond Zhulali. Këtë vit kam pasur vargjet e çmuara për të Lefter Çipës.

Bejke e bardhë

Borë e pashkelur.

Mond Zhulali është bashkëpunëtorin im i vazhdueshëm.

-Si e mendoni ju është një risi maratona për këngën popullore?

Sigurisht. Aty zbulohen talentet dhe këngëtarët e vërtetë. Maratona është shumë e lodhshme sepse duhet të bredhësh në të gjithë trevat shqiptare, jashtë atdheut, por është një lumturi e jashtëzakonshme. Sepse në çdo qytet që shkojmë mblidhen një mori njerëzish me mijëra njerëz. Atje shikohet se sa shumë e do populli këngën e vet. Në ato këngë është geni i popullit. Është vetë populli në këngë. Është jeta e tij në vargje. Është muzika e tij, gjithçka që ka një popull në poezi, histori, muzikë.

-Si mendoni ju, a është kthyer përsëri populli mbas 10 vjet luhatjesh përsëri tek kënga popullore?

Populli gjithmonë e ka dashur këngën popullore. Ai e ka këtë këngë si ushqimi i përditshëm. Por ky tranzicion solli shumë gjëra të këqija, por me kalimin e kohës shumë gjëra po sqarohen. Kënga po zë vendin e saj të merituar. Pa këngë populli është si i heshtur. Këngën kur din t’ia servirësh popullit ai e rrëmben. Ai atë e ka të parën në jetën e përditshme. E ka relaks, e ka etje për qetësi.

-Me çfarë merreni në kohën e lirë?

Lexoj. Gazetave u hedh një sy të shoh vetëm artikujt kulturor. Kryesisht lexoj libra të çdo karakteri. Libri zë një vend të veçantë.

-Mendon se femra shqiptare e ka zënë pozicionin e duhur në jetë?

Akoma nuk e ka zënë vendin e duhur në jetë, sepse maskilizmi është shumë i fuqishëm dhe dominon. Duhet akoma shumë. Femra duhet të jetë vetë e fuqishme. Unë si person nuk e ndjej vetinë e maskilizmit sepse e përballoj çdo gjë vetë sepse edhe skena më lartëson aq shumë saqë unë ndjehem në vendin tim të duhur. Ka shumë femra që janë shumë të talentuara që janë shumë të zonja por që nuk kanë mundësi. Fajin kryesor ia vë vetë femrës. Ajo duhet të luftojë. Në qoftë se ne nuk luftojmë vetë në maksimum.

- Kush është problemi më i madh që ka femra shqiptare sot?

Problemi më i madh është edhe punësimi. Nuk ka hapësira të nevojshme. Prandaj duhet të bëhen ligje të fuqishme siç i ka bota. Politikat janë gjithmonë në shërbim të vetvetes dhe jot ë femrës. Femra në çdo kohë vihet në plan të dytë.

-A ke ndonjë peng në këtë rrugëtim kaq të bukur?

Artisti ka shumë pengje dhe është shumë i pangopur, por unë kam realizuar shumë gjëra në drejtim të profesionit tim. Por unë nuk do të rresht së punuari sa të kem zërin. Edhe tani në verë unë nuk kam bërë asnjë ditë pushim. Kam punuar me ditë të tëra dhe muaj të tërë dhe kam realizuar dy albume polifonike. Të punoj dhe vë në skenë këngë të reja, ky është pengu im

-Si quhen titullohen dhe çfarë përmbajnë albumet që po përgatisni?

Akoma nuk i kam vënë emrat sepse jam në përfundim, por kam bërë punën kryesore që janë inçizimet që janë pjesa e vështirë. Realizimi është kryer me një grup polifonik perfekt me një të grupit të të rinjve të Gjirokastrës me hedhësin Xhaferrin që kam këtu në ansambël dhe me tre që mbajnë iso (një i ansamblit dhe dy të tjerë të grupit të ët rinjve të Gjirokastrës).

-Sa këngë ka secili album?

Çdo album ka nga10 këngë polifonike. Këto janë këngët më brilante që kam kënduar unë në të gjithë karrierën time. P.sh këngët fantastike të Himarës, këngë për Kosovën, ku tregohet lufta e Kosovës.

-Ku e keni gjetur gjithë këtë forcë?

-Forcën e kam dhe mendoj se kënga nuk do të më shteri kurrë. Talenti është i lindur. Unë jam e shkolluar në shkollë të mesme në Liceun Artistik dhe në shkollë të lartë në Akademinë e Arteve. Unë jam një muzikante shumë e formuar, por veç kësaj është edhe pasioni im që është i brendshëm. Kjo më lumturon.

Cështë politika për Irinin?

Një art i vështirë, që sot për sot e bëjnë ata që kanë zemër të fortë dhe s’e kanë problem se ç’thuhet dhe ç’përgjegjësi mbajnë mbi supe. Politika tek ne është ende e paformuar, diletante. Kjo ndihet më shumë tek femrat.

Në sa vende të botës ka dhënë shfaqje Irini?

Në gjithë Evropën. Vetëm në Francë kam shkuar 25 herë. Aty janë mahnitur me këngët polifonike?

Po për herë të parë kur ke shkuar jashtë?

Në vitin 1979. Shkuam në Turqi. Ishte Festivali i Izmirit. Shkuam me Ansamblin e këngëve dhe Valleve. Ishte një ditë që se harroj. Kur pashë dritat natën më dukej se isha në një ëndërr. Pastaj tregjet plot. Bëja krahasimet. Eh!. Kur dolëm në skenë turqit filluan të thërrisnin “Arrnaut”. Këngët tona, vallet tona, kostumet tona ishin befasi për ata.

Kë do të veçoje nga turnetë jashtë?

Atë të vitit 1981 në Francë dhe pikërisht në Dizhon. Ishte një Festival i jashtëzakonshëm. Edhe sot e kujtoj me mall. Ishte hera e parë që shkoja në Francë. Franca ishte magjike. Jashtë çdo parashikimi. Zot, s’më besohej…! Kur dhamë shfaqjen në Dizhon s’kishte spektator që s’qe ngrit në këmbë. Duartrokitje frenetike. Këngët polifonike ishin për ta si ëmbëlsira në fund të dasmës. Gazetat shkruanin me superlative. Të nesërmen na bënë një ftesë speciale në Shans-Elize. Salla ishte mbushur plot. S’kishte vend as në këmbë. Sa donim të fillonim shfaqjen kur vjen policia dhe thotë largohuni se kanë vendosur bombë në sallë. Ishin momente shumë të tensionuara. Por ne vendosëm. Do ta japim shfaqjen me çdo çmim. Askush se besonte. Por ne u ngjitëm në skenë. Suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Njerëzit e përmbysën sallën nga duartrokitjet.

Kjo shfaqje ju ka lënë më shumë përshtypje në Francë?

Edhe nëj tjetër. Pikërisht në vitin 1997. Ishte korrik. Ishte periudha e trazirave. Na pritën me shumë rezerva. Mund të them se na shihnin me përçmim. Kishim fituar një nam të keq. Por kur filloi shfaqja çdo gjë ndryshoi. Nga kënga në këngë, nga vallja në valle, spektatorët po ndryshonin. Në fund u ngritën të gjithë në këmbë dhe thërrisnin “ Albania”, “ Albania ”, . Atë ditë isha dhe me temperaturë.

Dita më e keqe e jetës?

Po në vitin 1981. Atë ditë kur më vodhën shtëpinë. Midis të tjerave më vodhën dhe një magnetofon që e kisha blerë nga kursimet në Francë. Në darkë duhej të isha në skenë. Ishte një ditë e vështirë.

Fund

KOMENTE