Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Ivani i tmerrshëm” që dogji flamurin shqiptar: E dua vendin tim, Serbinë!
English

“Ivani i tmerrshëm” që dogji flamurin shqiptar: E dua vendin tim, Serbinë!

>> Proteste antiserbe në Tiranë

>> Serbët, ose një histori histerie >> Kapet ultrasi që dogji flamurin>> Ndeshja ku u dogj flamuri ynë>> Sharje pa fund tek ambasada

Beograd, 14 tetor, NOA – “Nuk kam asgjë me Italinë, por gjithçka bëra e kam me Serbinë. Unë e dua vendin tim”. Kjo ka qenë deklarata që ka bërë tifozi ultras serb, Ivan Bogdanov, i cili dogji para dy netësh në stadiumin e Xhenovas në Itali, flamurin shqiptar, gjatë ndeshjes Itali-Serbi.

Pohimi i parë që ai ka bërë në polici ka qenë se gjithçka ndodhi, ishte për shkak të dashurisë së madhe që ai ushqen ndaj vendit të tij, duke nënkuptuar konfliktin me shqiptarët.Ndërkaq, karabinierët italianë pohojnë se Ivan Bogdanov është udhëheqës i grupit të ashtuquajtur “Ultra Boys”, i cili bën përherë tifo dhe ka mjaft për zemër ekipin e Yllit të Kuq të Beogradit.

“Ivani i tmerrshëm”, 29-vjeçari Bogdanov, është i njohur si një i papunë dhe naj tij rëndojnë katër akuza penale.

Ndërkohë, Ivan, i cili u arrestua në tre të natës, i fshehur në bagazhin e një autobusi të mbështetësve të tij, ka mbetur gjithë natën në masat e sigurisë në polici, dhe u transferua më pas në në burgun e Genoa Marassi.

Sulmet sipas tij, ishin të planifikuara nga grupi ultras, me pretekstin se nuk mund t’ia falnin portierit serb, Vladimir Stojkoviç, kalimin te “Partizani i Beogradit”.

n.e/NOA

>> Proteste antiserbe në Tiranë

>> Serbët, ose një histori histerie >> Kapet ultrasi që dogji flamurin>> Ndeshja ku u dogj flamuri ynë>> Sharje pa fund tek ambasada
KOMENTE