Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatori kilian, jashtë ngujimit e priste dashnorja dhe jo gruaja
English

Minatori kilian, jashtë ngujimit e priste dashnorja dhe jo gruaja

Santiago, 14 tetor, NOA – Kthimi në sipërfaqe i minatorit kilian Johnny Barrios, ishte ndoshta ai më i veçanti, nga 32 minatorët e tjerë të cilët e panë dritën e diellit, pas plot 69 ditëve të ngujuar në thellësitë e galerisë pas shembjes.

E kjo pasi, në vend të përqafonte gruan e tij siç kanë bërë kolegët sa dilnin nga humbëtira, duke u takuar me familjen, ai ka përqafuar në sy të të gjithëve, madje edhe të presidentit kilian, dashnoren e tij.

Mediat raportojnë se kjo ka ndodhur pas grindjeve në javët e fundit mes saj dhe bashkëshortes së këtij minatori, se kush do ta mbante atë me të vërtetë.

E me të mbërritur në sipërfaqe, elektricisti ka përqafuar dashnoren e tij Susana Valenzuela, me të cilën ka lidhje jashtë-martesore që prej 4 viteve.

Duket se gruaja e tij, e lodhur nga “beteja”, e ka lënë të fitojë rivalen e saj.

n.e/NOA

KOMENTE