Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ne shenje revolte pas incidentit në Itali, digjet flamuri serb në Kaçanik
English

Ne shenje revolte pas incidentit në Itali, digjet flamuri serb në Kaçanik

Kaçanik, 15 Tetor 2010 NOA/ Agim Muhaxheri – Gjysmë ore para mesnatës duke gdhirë dita e premte, në Kaçanik, digjet flamuri i Serbisë. Një grup prej afro 100 të rinjsh përshkuan shëtitoren duke brohoritur: "Shqipëri etnike...". "O sa mirë me qenë shqiptar". Binte në sy edhe një banderolë në të cilën shkruante "Fuck Serbia".

Nuk munguan as brohoritjet, sharjet që iu bënë Serbisë, madje edhe në gjuhën serbe. Të rinjtë kaçanikas shprehën mllefin, pas incidentit në Genova të Italisë, ndeshjes futbollistike ndërmjet Italisë dhe Serbisë, ku tifozët serbë dogjën flamurin kuqezi.

Flamurit të Serbisë ia futën flakën bri lumit Neredime, në afërsi të ndërtesës tetëkatëshe. E tërë kjo protestë zgjati nja 10 minuta.

Në vendin e ngjarjes arritën pesë makina, patrulla të policisë. Protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë.

Njëri nga protestuesit, në dialog me një polic e ngriti zërin: "Nuk u ba nami që e kallëm flamurin e Serbisë. Këta shkijet naj kallën tonin, ne ua kallëm të tyne...".

a.m/e.r/NOA

KOMENTE