Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta para ambasadës serbe në Tiranë, ndalohen tre të rinj
English

Protesta para ambasadës serbe në Tiranë, ndalohen tre të rinj

Tiranë, 14 tetor, NOA - Policia ka ndaluar mbrëmjen e djeshme tre të rinj që kanë marrë pjesë në tubimin e organizuar para ambasadës serbe në Tiranë, në shenjë proteste për djegien e flamurit shqiptarë në Genova të Italisë dy ditë më parë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Agjencinë NOA se të ndaluarit janë cilësuar si drejtuesit e tubimit që u bë mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në Tiranë.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e të rinjve, por bënë të ditur se janë të moshës 23 dhe 25 vjeç.

Të rinjtë janë marrë në pyetje dhe më pas ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Protesta e djeshme në rrugët kryesore të Tiranës u bë pas djegies së flamurit nga disa huliganë serbë në ndeshjen Serbi-Itali.

Sipas policisë në protestat e organizuar në Tiranë kanë qenë rreth 150 - 200 persona.

a.k/NOA

KOMENTE