English

Raport shokues në Itali: 40% e popullatës jeton në zona sizmike

Romë, 14 tetor, NOA – Tërmetet kanë tronditur sërish Italinë, përkatësisht gjatë orëve të natës në rajonin e Abruzzos, ku ka patur lëkundje prej 2.7 ballë të shkallës Rihter.

Sërish vendet e prekura kanë qenë ato të Aquilas, Barete, Capitignano e Pizzoli, ku pak kohë më parë u shkaktua një tërmet me pasoja katastrofale.

Ndërkaq, një raport i fundit i publikuar nga Qendra e Studimit të Këshillit Kombëtar të Gjeologëve, tregon sesi 725 komuna italiane janë të ndikuara nga një rrezik i lartë sizmik, ndërsa në një rrezik të mesëm dhe më të lehtë numërohen të jenë 2344 të tilla.

Në zonat me rrezik të lartë thuhet se jetojnë aktualisht 3 milionë banorë, dhe 21 milionë në zonat e kategorisë së dytë.

Pra, sipas këtij raporti tronditës, në total, 40 përqind e popullsisë italiane banon në zonat me rrezik të lartë sizmik.

Duke shtuar se në zonat me rrezik të lartë sizmik gjenden 6.3 milion ndërtesa, 27.920 shkolla dhe 2188 spitale.

n.e/NOA

KOMENTE