Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA dhuron pajisje zbulimi për policinë kufitare dhe doganat
English

SHBA dhuron pajisje zbulimi për policinë kufitare dhe doganat

Kukës, 14 tetor, NOA – Në mbështetje të luftës ndaj trafikut të armëve, dhe lëndëve narkotike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar sot pajisje për policinë kufitare dhe doganat, me një vlerë prej 340 mijë dollarë.

Këto pajisje u dhuruan sot në pikën e kalimit të kufirit në Muriqan, nga e Ngarkuara me Punë e ShBA-ve, Deborah Jones dhe Këshilltari i EXBS, Programit të ShBA-ve për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare, Dale Ott, në një ceremoni zyrtare.

Këto pajisje iu dorëzuan Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Flamur Gjymishka, dhe Drejtorit të Policisë Kufitare, Pëllumb Nako.

Pajisjet në fjalë, që përfshijnë dylbi për përdorim natën, pajisje për zbulimin e ngarkesave të fshehta dhe skanerë për lëndë radioaktive, u dhuruan me qëllimin për të ndihmuar kapacitetet e personelit në kufi për të zbuluar armë të shkatërrimit në masë. Por, sipas ekspertëve shumica e pajisjeve mund të përdoret për të zbuluar tipe të tjera trafiku, si narkotikë, qënie njerëzore dhe armë.

Që nga fillimi i punës së saj në 2003, EXBS ka siguruar trajnime dhe pajisje për qeverinë shqiptare me vlerë 3.5 milionë dollarë, si dhe ka mbështetur zhvillimin e një sistemi strategjik për kontrollin efikas të tregëtisë dhe kapacitete të sigurisë së kufijve.

Kjo zyrë ka ofruar mbështetje për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në tre fusha kyç: kapjen e armëve të shkatërrimit në masë; luftimin e të gjitha formave të trafikimit dhe asistimit në parandalimin e përhapjes së materialeve nukleare.

mit/NOA
KOMENTE