English

Urgjent - Ekzekutohet një taksist në Kavajë

Kavajë, 14 Tetor 2010 NOA – Një taksist është qëlluar me armë dhe ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Viktima është gjetur i vdekur pasi kishte marrë një plumb në kokë, në një nga rrugët pranë qytetit.

Dyshimet janë për shtetasin Urim Begu, banues në Tiranë, me profesion taksist, i denoncuar si i zhdukur disa orë më parë nga familjarët e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të zbardhë rrethanat e vdekjes së viktimës dhe autorët e mundshëm.

e.r/NOA –

Lexoni detajet me te fundit mbi ngjarjen

KOMENTE