English

Vetëvendosje! krijon Këshillin e ri në Rahovec

Prishtinë, 14 tetor, NOA – Lëvizja Vetëvendosje! themeloi sot Këshillin për Zhvillimin e Qendrës së re në Rahovec. Lidhur me ngritjen e saj, sot u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit, i cili është i gjashtëmbëdhjeti me radhë, në kuadër të strukturimit të Lëvizjes Vetëvendosje! gjithandej nëpër Kosovë.

Mbledhjen e hapi Dardan Molliqaj, i cili tha se këshillat e qendrave po krijohen në mënyrë që përkrahja nda Lëvizjes të strukturohet.

Roli i tyre është që të krijojnë pikat e qendrës në lagjet dhe fshatrat e komunës, të cilat do të përfaqësohen në Këshillin e Qendrës.

Ndërkaq, Albin Kurti foli për situatën politike në vend dhe rolin e Lëvizjes Vetëvendosje! në pengimin e negociatave të reja me Serbinë dhe privatizimin neo-liberal që po e zhvesh Kosovën nga resurset e saj ekonomike dhe natyrore.

n.e/NOA

KOMENTE