English

Vritet në rrethana të paqarta roja i një pike karburanti në Lushnjë

Lushnjë, 14 tetor 2010 NOA – Një 53 vjeçar është gjetur i vdekur sot pasi ishte qëlluar me armë zjarri nga persona që mbeten aktualisht të paidentifikuar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është Petraq Mihali, rreth 53 vjeç, lindur e banues në Lushnjë.

Nga hetimet që kreu policia pasi gjeti herët në mëngjes trupin e vrarë të zbuluar nga kalimtarë që njoftuan sallën operative, dyshohet për një ekzekutim të pastër.

I ndjeri është qëlluar me një plumb në kraharor dhe ka gjetur vdekjen.

Dyshimet bien mbi një grabitje me pasojë vdekjen e viktimës, por hetimet po vazhdojnë.

e.r/NOA

KOMENTE