Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ditëlindja, Berisha: Vitet pas, e unë përpara!
English

Ditëlindja, Berisha: Vitet pas, e unë përpara!

Tiranë, 15 tetor, NOA – “Kjo është një ditë pune, por unë ndjej një gëzim të veçantë, sepse vitet mbrapa unë përpara”. Kështu është prononcuar për ditën e tij të lindjes, kryeministri Sali Berisha, sot në përvjetorin e tij të 66-të.

Pyetjes së mediave sesi ndihet në këtë ditë, ai iu përgjigj se ditën e lindjes, zakonisht e ka thellësisht private, porse ndihet shumë mirë me atë çka është, dhe se përvjetori më i bukur për të, është ai që ende nuk ka ardhur.

“Përvjetori më i bukur i jetës? Ditëlindjet që vijnë ...”, - mësohet të ketë thënë ndër të tjera kryeministri i pyetur për festën e tij të lindjes.

“Kam shumë arsye të falënderoj Zotin dhe të gjithë ata bashkëpunëtorë të mi, të cilët kanë kontribuar në mënyrë që ky vit, i cili lamë pas, të ishte një vit i i suksesshëm, pasi në tërësi janë plotësuar pritshmëritë që kam patur, dhe kam arsye të jem i gëzuar”, ka komentuar më tej kreu i qeverisë në ditën e tij të lindjes.

Data 15 tetor sivjet ka përkuar me 66-vjetorin e lindjes së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili ka lindur përkatësisht në 15 tetorin e vitit 1944, në Tropojë.

Ndërsa në vitin 1967 ai do të përfundonte studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, dhe u specializua më pas në degën e kardiologjisë.

Ndërsa pas viteve ’90 ai njihet për angazhimin e tij në politikën vendase, duke patur një kontribut të padiskutueshëm në zhvillimet e Shqipërisë dy dekadat e fundit.

n.e/NOA

KOMENTE