Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FAO: Në botë, 925 milionë njerëz po vdesin urie
English

FAO: Në botë, 925 milionë njerëz po vdesin urie

Uashington, 15 tetor, NOA - Mëse 925 milionë njerëz rezultojnë që jetojnë aktualisht në një gjendje kronike nga uria dhe kequshqyerja, shifër kjo për të cilën bota nuk mund të tregojë shenjë pajtueshmërie dhe të tregohet indiferente.

Kështu ka pohuar Jacques Diouf, drejtor i Përgjithshëm i FAO-s në Ditën Botërore të Ushqimit, ku ai vuri në dukje se ka 30 vende që janë në një gjendje të jashtëzakonshme ushqimi, dhe nga këto 21 janë në Afrikë.

Sipas FAO-s, numri i njerëzve të uritur ende aq i lartë është për shkak të lënies pas dore të botës në përgjithësi të investimeve në bujqësi.

“Në të vërtetë, - ka stigmatizuar Diouf, - pjesa e ndihmës zyrtare për bujqësinë ra nga 19 % që ishte në vitin 1980, në vetëm 6% në vitin 2006. Ndër problemet më serioze, paqëndrueshmëria e tregut dhe paqëndrueshmërinë e çmimeve, të cilat përbëjnë një kërcënim real për sigurinë e ushqimit".

Sipas Diouf, prodhimi bujqësor duhet të rritet me deri në nivelin prej 70% në vitin 2050 për të ushqyer 9.1 miliardë njerëz që jetojnë në planet.

Por e ardhmja gjithsesi, nuk është aq e errët sa duket sepse sipas Diouf, planeti është në gjendje për të ushqyer, por duhet të punojmë që të gjithë për të rritur prodhimin bujqësor nëpërmjet zhvillimit.

n.e/NOA

KOMENTE