Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Halimi: Çështja Beqja drejt Kushtueses, heqja e mandatit e vetmja alternativë
English

Halimi: Çështja Beqja drejt Kushtueses, heqja e mandatit e vetmja alternativë

Tiranë, 15 tetor, NOA - E vetmja dalje lidhur me çështjen “Beqja” është heqja e mandatit deputetit socialist Ilir Beqja. Ky ka qenë qëndrimi i mazhorancës, i shprehur publikisht nga deputeti i saj, Eduard Halimi, menjëherë pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve ku u diskutua lidhur me mandatin e Ilir Beqjas.

“Këshilli i Rregullores sot në zbatim të procedurës së vet zhvilloi një seancë dëgjimore me zotin Beqja, i cili iu përgjigj disa pyetjeve, siç ishte ajo që si ka mundësi që ai në pozicionin e deputetit, ka fituar një tender tek Bashkia e Durrësit, me vlerën 97.7%”, tha Halimi.

Duke shtuar lidhur me një çështje të tillë se Beqja kësaj iu përgjigj me arsyetimin sipas tij sepse nuk dinte se çfarë kishte kryer shoqëria.

“Gjithsesi, Këshilli gjykoi se provat janë të qarta, provat janë evidente dhe qëndrimi i deputeteve të mazhorancës është se jemi para një shkleje të hapur dhe evidente të Kushtetutës. Kushtetuta nuk lë as edhe një ekuivok, për rastin e shkeljes së saj dhe

edhe nëse zoti Beqja do të largohet sot nga shoqëria në fjalë, përsëri Kushtetuta nuk i lë as një dhe hap, as edhe një kompromis tjetër, përveçse heqjes së mandatit”, tha ai.

Në fund, Halimi bëri me dije se Këshilli i Rregullores e mbylli procesin e vet dhe se kjo çështje në mënyrë automatike, kalon në seancën plenare të Kuvendit javës së ardhshme.

“Do të jetë ky parlament i cili do të diskutojë gjerë e gjatë dhe më pas, vendimi do t’i përcillet Gjykatës Kushtetuese. Do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo e cila do të shqyrtoje me themel të gjitha veprimet antikushteteuse të zotit Beqja”, përfundoi deputeti demokrat, Eduard Halimi.

n.e/NOA

KOMENTE