Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Privatizimi i PTK, mund të anulohet nga Kuvendi
English

Privatizimi i PTK, mund të anulohet nga Kuvendi

Prishtinë, 15 tetor, NOA – Kuvendi i Kosovës, mund ta anulojë votimin e seancës së djeshme plenare për strategjinë për privatizimin e Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, e cila u miratua dje me 47 vota pro.

Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili në të njëjtën kohë mban edhe postin e presidentit momentalisht, duke pohuar se “nuk do ta nënshkruajë strategjinë, pa patur një konsensus të plotë nga partitë politike”.

E duke ditur se opozita e ka kundërshtuar këtë vendim, gjë që e tregoi edhe me bojkotin e djeshëm parlamentar të votimit të tij, Krasniqi tha se strategjia mund të kthehet sërish në votim.

Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe pse në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, e ka kundërshtuar privatizimin e Postë-Telekomunikacionit të Kosovës.

Ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” e quajti sot “puç qeveritar” mënyrën e miratimit të strategjisë për privatizimin e PTK-së.

n.e/NOA

KOMENTE