Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse Sali Berisha i vodhi zgjedhjet
English

Pse Sali Berisha i vodhi zgjedhjet

Gjatë këtij viti përkeqësimi në gjithë tërësinë e kredive të këqija është i përmuajshëm. E gjithë kjo është sëmundja e një ekonomie jo vetëm në krizë, por edhe të kapur në të gjitha burimet e veta, të cilat janë thuajse tërësisht të përqendruara në oborrin e këtij pushteti. Ja pse Sali Berisha i vodhi zgjedhjet dhe ja pse është faji i Sali Berishës

Nga Edi Rama

Kryeministri thotë se nuk jemi të varfër, po ka mbetur në mendjet tona sikur jemi të varfër. Mund të jetë edhe kaq e thjeshtë në fakt arsyeja e babëzisë së oborrit të pushtetit që megjithë përfitimet marramendëse vazhdojnë të kenë në mendjet e tyre sikur janë të varfër.

Ndërkohë që Sali Berisha është tërësisht i shkëputur nga realiteti dhe padyshim Shqipëria që jeton jashtë oborrit të pushtetit të tij, jo vetëm që është e varfër, por po varfërohet dhe po papunësohet dita ditës.

Në dhjetëditshin e fundit të vitit 2009 në shkelje të kushtetutës dhe në dhunim të parlamentit që ka të drejtën ekskluzive kushtetuese për të vendosur për buxhetin, Sali Berisha ka ndryshuar dhe rindarë paratë publike të buxhetit të shtetit për vitin 2009.

E ka bërë këtë me një akt normative, duke i hequr parlamentit një të drejtë kushtetuese dhe për të venë nën një kontroll të drejtpërdrejtë çdo qindarkë të mbledhur dhe të përdorur deri në fund të vitit 2009 nga ai vetë. Të gjitha të dhënat janë ndryshuar në funksion të një abuzimi të konsumuar në 3 etapa.

Tre ligje dhe një akt normative e bën dhe e ndryshuan buxhetin, për të cilin u diskutua dje, por kapitulli nuk u mbyll sepse nuk ishin votat e mjaftueshme të prezencës për të kryer votimin. Pra një ligj në nëntor 2008 që u projektua si financim i fushatës elektorale buxheti i gjithë vendit. I dyti ai i shtatorit 2009 ku u projektua pagimi i asaj fushate. I treti ai i 23 dhjetorit, i cili siç e thashë kaloi vetëm në qeveri jashtë kontrollit të parlamentit si një projekt për ti zeruar detyrimet ende të pashlyera të asaj fushate elektorale. Dje përsëri ndryshime në të dhënat e buxhetit si një rregullim llogarish pas një periudhe që ka filluar krizën dhe ka rritur intensitetin e propagandës për gjoja mos ekzistencën e krizës dhe sigurisht edhe si një domosdoshmëri për të mbuluar favore të panumërta fiskale për klientët e oborrit të pushtetit si edhe gropën e hapur nga grabitja e pandalshme e atyre që i vodhën zgjedhjet pikërisht sepse do të çonin përpara projektin e vjedhjes së Shqipërisë. Dua të rreshtoj një sërë faktesh ndoshta pak më shumë sesa mund të nxërë edhe një raportim i zgjeruar i juaji në gazetë, shumë më shumë sesa ç’mund të nxërë një kronikë lajmesh, por besoj me vlerë për të gjithë ata që na ndjekin në këtë komunikim të drejtpërdrejtë.

Në zërin e të ardhurave dje në dallim me aktin normativ të vitit 2009 mungojnë 20.6 miliardë lekë ose 200 milion dollarë, të barabarta me katër muaj pensione të 550 mijë pensionistëve. Në zërin e të ardhurave tatimore dje në dallim me aktiv normativ mungojnë 17.2 miliardë lekë ose 170 milion dollarë.

Në zërin e të ardhurave në tatime-dogana në dallim me aktin normativ mungojnë 10.5 miliard lekë ose 100 milion dollarë. Në zërin e shpenzimeve dje në dallim me aktin normativ mungojnë 22.3 miliardë lekë ose 223 milionë dollarë. Në zërin e shpenzimeve korrente dje në dallim me aktin normativ mungojnë 3 miliardë lekë ose 30 milionë dollarë.

Në zërin e shpenzimeve operative të mirëmbajtjes dje në dallim me aktin normativ mungojnë 2.9 miliardë lekë ose 29 milionë dollarë. Në zërin e shpenzimeve kapitale dje na dallim me aktin normativ mungojnë 4.2 miliardë lekë ose 42 milionë dollarë.

Por ka edhe një fakt më shumë. Në tre zëra paratë nuk mungojnë, por janë paguar më shumë. Në vetëm 7 ditët e fundit të vitit, jo për të shëruar varfërinë, por për ta blerë varfërinë në kulm të një ballafaqimi elektoral. Në zërin e shpenzimeve për paga dje, në dallim me aktin normativ janë paguar më shumë 1.6 milionë lekë ose 16 milionë dollarë. Në zërin e shpenzimeve për sigurime shoqërore dje, na dallim me aktin normativ janë paguar më shumë 2.2 miliardë lekë ose 22 milionë dollarë. Në zërin e shpenzimeve për ndihmën ekonomike dje në dallim me aktin normativ janë paguar më shumë 1.7 miliardë lekë ose 17 milionë dollarë.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë thjeshtë këtë bilanc. 200 milion dollarë që mungojnë në paratë publike janë as më shumë e as më pak po favore fiskale për klientët e oborrit të pushtetit si edhe gropa të hapura në një proces keqqeverisës për shkak interesash të këtij oborri.

Këto janë para që mungojnë në arkën e shtetit, por jo të oborrit të pushtetit. Ato mungojnë për çdo shqiptar, për çdo familje, për çdo komunitet, për çdo fshat, për çdo komunë, për çdo bashki, por nuk janë kthyer në të mira publike dhe shërbime, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi, siguri, e shëndetësi, por në përfitime. Këto janë paratë që e financuan buxhetin ekonomik të skemës së deformimit të zgjedhjeve dhe të grabitjes së votave.

Ndaluan zhvillimin e natyrshëm dhe e futën vendin në një krizë nga e cila ai jo vetëm nuk po del, po në të cilën ai po ndjehet përditë e më në pikëpyetje për të ardhmen. Është një gjë e pandodhur më parë dhe besoj dhe shpresoj që nuk do të ndodhë më kurrë pas largimit të kësaj qeverie që viti fiskal 2009 nuk zgjati 12 muaj, por mbyllet në muajin e 22-të.

Nisi në nëntor 2008 dhe u mbyll vetëm dje si diskutim, ndërkohë që si votim do të mbyllet mbas një apo dy javësh. Diferencat mes buxhetit të shtetit 2009 dhe fakteve dhe shifrave që figuronin në ligjet e diskutuara dje janë jashtëzakonisht tronditëse. Në zërin e të ardhurave në dallim me buxhetin fillestar mungojnë 35.6 miliardë lekë ose 356 milionë dollarë të barabarta me shpenzimet për rikonstruksionin e plotë të 1750 shkollave apo me shpenzimin për ndërtimin nga themelet të 700 shkollave të reja të standardeve më të larta europiane.

Në zërin e shpenzimeve në dallim me buxhetin fillestar mungojnë 5.7 miliardë lekë ose 57 milionë dollarë. Efekti i këtij abuzivizmi është një deficit buxhetor që në dallim me buxhetin fillestar është 29.9 miliardë lekë ose 299 milionë dollarë më shumë. Borxhi publik në dallim me nivelin e tij në fund të 2008 është rritur me 86.5 miliardë lekë ose 865 milionë dollarë.

Më lejoni që të kërkoj fokusimin tuaj tek kjo shifër për të pasur një pamje të qartë të asaj që nuk është rritje ekonomike, por është një tullumbac i fryrë me borxh, i cili rrezikon të plasë, duke e vendosur mbarë vendin përpara një ardhmërie shumë të errët.

Në vitin 2009, bazuar në shifrat e çka u diskutua dje ka të ardhura të rritura 560 milionë dollarë dhe borxh të rritur 860 milionë dollarë. Pra jemi në një moment shumë kritik kur rritja e borxhit thuajse po i drejtohet dyfishit të të ardhurave.

Gjë që fatkeqësisht me siguri do të verifikohet si fakt kur të bëhet bilanci i vitit që po kalojmë, që do të thotë se jemi pikërisht në atë moment kur jo vetëm lajmë borxhin me borxh, por hyjmë në spiralin e një borxhi që nuk e lajmë dot më me çka mbledhim. Ndërkohë ka edhe një borxh tjetër ai i qytetarëve dhe sipërmarrjeve në radhë të parë ndaj bankave që gjatë këtij viti po përkeqësohet çdo muaj.

Por duke qenë se ne po i referohemi diskutimit të djeshëm dhe mbylljes së kalvarit të buxhetit faktik, le të mbetemi tek viti 2009 duke thënë bazuar në shifrën e fundit se kreditë e këqija që qytetarët dhe sipërmarrja nuk arrijnë dot ti shlyejnë bankave në fund të vitit 2009 kanë arritur në 52.1 miliard lekë ose sa 95% e rritjes nominale në lekë të GDP së vitit 2009. Ndërkohë që e përsëris gjatë këtij viti përkeqësimi në gjithë tërësinë e kredive të këqija është i përmuajshëm.

E gjithë kjo është sëmundja e një ekonomie jo vetëm në krizë, por edhe të kapur në të gjitha burimet e veta, të cilat janë thuajse tërësisht të përqendruara në oborrin e këtij pushteti. Ja pse Sali Berisha i vodhi zgjedhjet dhe ja pse është faji i Sali Berishës.

Tregjet më të rëndësishëm të këtij vendi janë monopol. Energjia, nafta, telefonia fikse, transporti ajror, shërbimi automjeteve dhe shërbimi pullave fiskale, mielli për bukë, punët publike dhe veprat e mëdha, tregu i borxhit publik dhe ndërkohë të tjera burime janë le të themi “në kapje e sipër”.

Dua të theksoj këtu atë që ka ndodhur përpara pak ditësh, duke i falënderuar ata që e kanë raportuar vendimin për ti hapur rrugë importit të plehrave nga jashtë në Shqipëri. Ka qenë një vendim kriminal, i marrë njëherë nga qeveria e mëparshme, i cili ka hasur në një rezistencë të madhe dhe të merituar nga ana e opozitë së djeshme dhe opinionit publik dhe është një vendim kriminal i rimarrë nga qeveria e sotme me ndryshimin se në rast se herën e parë karakteri kriminal i vendimit mund të ishte edhe rezultat i mosnjohjes së kërcënimit që përbën një vendim i tillë për vendin, sot është thjesht dhe vetëm rezultat i babëzisë së pashuajtshme të oborrit të këtij pushteti.

Dhe ky është faji i Sali Berishës. Ne këtë vendim jo vetëm që do ta luftojmë me gjithçka kemi në dorë, por do ta zhbëjmë të parin sapo të ulemi në tryezën e qeverisë si simbolin e uzurpimit të vendit në emër të interesave të një grushti njerëzish që nuk janë në pushtet sepse janë zgjedhur me votë, por vetëm sepse nuk e kanë lenë popullin të zgjedhë.

KOMENTE