Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtëpia e Bardhë, bëhet e Kuqe
English

Shtëpia e Bardhë, bëhet e Kuqe

Uashington, 15 tetor, NOA - Shtëpia e Bardhë gjatë natës së sotme ka qenë e ndriçuar me ngjyrë të kuqe, për t’i bërë amerikanët më të ndjeshëm në kuadrin e luftës kundër kancerit të gjirit.

Qytetarët amerikanë kanë kundruar me kureshtje faktin sesi sfondi i godinës simbol të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shndërrua në një rozë-të kuqe të këndshme gjatë natës, duke ndenjur për orë të tëra para saj.

Zëvendës-zëdhënësi i presidentit të SHBA-ve, Bill Burton, njoftoi me këtë rast se gjatë muajit, amerikanët do të përfshihen në një fushatë për parandalimin e kancerit të gjirit.

Ndërkaq, disa muaj më parë, sfondi i Shtëpisë së Bardhë kishte qenë me ngjyrë të gjelbër për festën kombëtare të Irlandës.

n.e/NOA

KOMENTE