Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tritan Shehu: Tirana e bllokuar, afera të errëta pa transparencë
English

Tritan Shehu: Tirana e bllokuar, afera të errëta pa transparencë

Tiranë, 15 tetor, NOA – “Tirana është krejt e bllokuar, me afera të errëta dhe pa transparencë. Çdo gjë është e centralizuar në pak duar, pa asnjë tendencë decentralizuese, gjë që ka asfiksuar gjithçka dhe ka krijuar një terren të thellë korruptiv. Mbi këtë bazë, janë ngritur dhe funksionojnë praktikat tashmë të përfolura, midis të cilave përmend ato të 20%”.

Kështu u shpreh sot deputeti Tritan Shehu, duke shtuar se në këto kushte, kryetari i bashkisë vazhdon të heshtë, ndërkohë që opinioni publik kërkon shpjegime rreth moszhvillimit, akuzave të mëdha me vlera qindra milionash, rreth aferave te Parku i Tiranës etj.

“Ai duhet të shpjegohet sa më shpejt”, tha më tej deputeti Tritan Shehu.

Duke shtuar se asnjë debat artificial dhe as shpifjet e radhës nga zyrat e partisë së Bashkisë, nuk mund ta shkëpusin vëmendjen qytetare nga këto mega-skandale dhe keq administrime.

Sipas Shehut, sot më shumë se kurrë është momenti që gjërat të shqarohen dhe të ndryshojnë tërësisht. Këtë kërkojnë banorët e Tiranës. Këtë duhet ta bëjnë dhe organet e drejtësisë, të cilat duhet të hetojnë pa hezitim për të bërë transparencën e akuzave me qindra milionë euro.

n.e/NOA

KOMENTE