Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Kriza ekonomike në vend ekziston vetëm në mendjen e lidershipit të opozitës
English

Berisha: Kriza ekonomike në vend ekziston vetëm në mendjen e lidershipit të opozitës

Kryeministri: Mazhoranca, solide

Berisha feston ditëlindjen, mbush 66 vjeç

Tiranë, 16 tetor, NOA - Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot paradite Panairin Ndërkombëtar “Vjeshtë 2010” organizuar me pjesëmarrjen e gjerë të firmave shqiptare dhe atyre evropiane e botërore, të cilat operojnë në sektorë të tillë si ai i ndërtimit, energjisë, industrisë, artizanatit, etj.

Pasi përshëndeti sipërmarrësit shqiptarë, shefi ekzekutivit theksoi se është pikërisht aftësia dhe kurajo e biznesmenëve bashkë me reformat e qeverisë që kanë bërë që Shqipëria të jetë vend me një suksesi të madh ekonomik.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, shefi i qeverisë bëri me dije se “Është një rast i shkëlqyer për të përshëndetur të gjithë sipërmarrësit e pranishëm në këtë panair prestigjioz, veçanërisht të gjithë sipërmarrësit shqiptarë, të cilët duke kombinuar aftësitë, kurajën, mendjemprehtësinë dhe kuadrin e shkëlqyer të reformave të qeverisë, kanë bërë që Shqipëria të jetë një vend i vërtetë suksesi të madh. Sukses, i cili shkëlqen edhe më shumë për shkak të reve të shumta që mbulojnë qiellin e ekonomisë rajonale, evropiane dhe botërore. Në qoftë se do t’i referohemi sërish qiellit, këtu diellin, retë nuk e kanë zënë. Këtu rritja ekonomike vazhdon”, tha kryeministri.

Rishtas kryeministri nënvizoi se ekonomia shqiptare pati një rritje prej 62 përqind nga eksportet në nëntë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë.

“Unë dua t’u garantoj ju, se nuk ekziston as edhe një vend tjetër, as edhe një vend i vetëm që të ketë një rritje prej 62 % të eksporteve, siç është Shqipëria sot, sikundër kam kënaqësi se ekonomia shqiptare dhe reformat e Shqipërisë, po bëhen gjithnjë e më shumë të njohura në Evropë dhe në botë”, bëri me dije shefi i qeverisë.

Ai nuk la pa përmendur edhe akuzat për krizën ekonomike në vend, që sipas Berishës vijnë vetëm nga zyra e lidershipit të opozitës, Edi Rama.

“Paralel me këto zhvillime kemi doktrinën e trillimit, shpifjes dhe nxirjes. Keni konstatuar ju që e vetmja qendër në Shqipëri, në Ballkan, në Evropë dhe në botë që flet për krizë ekonomike në Shqipëri është ajo e zyrës së kryetarit të PS, pasi krizën e tij të brendshme përpiqet ta projektojë ose ta imagjinojë se ekziston në ekonomi, në shoqëri, ekziston kudo, por që në fakt ekziston vetëm në mendjen e tij”, deklaroi kryeministri. Shefi i ekzekutivit rishtas i ka garantuar investitorët shqiptarë, se qeveria do të ndërmarrë hapa shumë të rëndësishëm gjatë dy tre muajve të fundvitit, sikundër është reforma e inspektorateve, njëra nga reformat më të rëndësishme për tregun e lirë dhe ekonominë, si dhe finalizimi i modelit të ri të Agjencisë së Investimeve të huaja, e cila së bashku me ligjin e garancisë për këto investime do ta bëjnë Shqipërinë, sipas kryeministrit Berisha, vendin më të sigurtë në Evropë për investime.

mit/NOA
KOMENTE