Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Reforma në shëndetësi, kërkon hapa seriozë
English

Berisha: Reforma në shëndetësi, kërkon hapa seriozë

Tiranë, 16 Tetor, NOA - Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e Task Forcës për shëndetësinë, ku u trajtuan disa çështje të reformës në këtë sektor.

Kryeministri kërkoi që reforma në shëndetësi të mos mbetet çështje e vetëm Task Force-s, por kalojë përmes një debati të gjerë me të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekë, profesorë, asistentë, infermierë.

“Ne, - u shpreh kryeministrik - do të mund të kemi sukses të plotë vetëm kur personeli shëndetësor, i klinikave, shërbimeve dhe departamenteve shëndetësore ta mirëpresë e ta konsiderojë si një kuadër të ri që me të vërtetë po ndryshon dhe do të ndryshojë sistemin aktual”.

Kryeministri theksoi më tej, nevojën e finalizimit të ndryshimeve në kuadrin ligjor, në mënyrë që viti që vjen të mund të fillojë gjerësisht zbatimi.

Kryeministri u ndal në aspekte të rëndësishme të reformës në shëndetësi: përfundimi i udhërrëfyesve klinikë dhe protokolleve të trajtimit; kostifikimi; unifikimi i qëndrimeve dhe të praktikave mjekësore; dixhitalizimi i sistemit; ligji për financimin e sistemit shëndetësor; raportet me sektorin privat dhe çështjen e privatizimeve; gjetja e praktikave më të mira për të ofruar shërbim sa më cilësor e të shtrirë dhe menaxhim më efiçent; reduktimin maksimal të vdekshmërinë foshnjore, ndryshimet që duhet të pësojë shërbimi i farmacisë spitalore për t`iu përgjigjur kërkesave të kohës; krijimi i universitetit mjekësor.

“I rikthehemi edhe një herë reformës në shëndetësi, e cila këto muaj duhet të finalizohet në të gjithë kuadrin ligjor dhe në të gjitha vendimet, në mënyrë që vitin që vjen të mund të fillojë gjerësisht zbatimi i saj. Hapa serioze janë bërë, por hapat më serioze janë për t’u ndërmarrë”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE