Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Dasma është fundjavën e ardhshme
English

Edi Rama: Dasma është fundjavën e ardhshme

Tiranë, 16 tetor, NOA – “Martesa me Lindën është momenti më i veçantë në jetën time”.

Kështu është prononcuar sot kryetari i Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku Edi Rama, i cili ka konfirmuar lajmin për martesën e tij këtë mesjavë, një martesë e cila u mbajt e fshehtë deri në momentin e kurorëzimit.

Duke e cilësuar si një moment të veçantë në jetën e tij këtë kurorëzim me Linda Xhillarin, shefi i opozitës nuk ka fshehur edhe datën e ceremonisë së martesës, e cila do të kremtohet javën e ardhshme.

Madje urimet për martesën i kanë ardhur shefit të opozitës, i cili tashmë po përgatitet edhe për nisjen e protestave në mbarë vendin, edhe nga kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit i ka uruar jetë të lumtur kundërshtarit të tij politik, duke theksuar se i uron çdo të mirë sikurse do ia uronte çdo çifti të sapomartuar.

Lajmin e martesës së kryetarit të Partisë Socialiste, pas bujës nëpër gazetat e sotme e konfirmuan më herët edhe burimet nga selia rozë, të cilat treguan se Edi Rama është martuar këtë mesjavë, ditën e enjte në një ceremoni, e cila nuk ishte e hapur për mediat, por vetëm për një rreth të ngushtë njerëzish.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dhënë kështu fund beqarisë së tij, duke u martuar këtë mesjavë me pedagogen e fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Linda Xhillari.

Kreu i selisë rozë, ka realizuar martesën e tij të dytë, pas asaj që ka patur me aktoren e njohur të viteve ’80, Matilda Makoçi, para shumë vitesh, me të cilën ka edhe një djalë, Gregorin.

Më pas, Edi Rama, ka bashkëjetuar për disa vite me prezantuesen e njohur Rudina Magjistari.

Më në fund, kryetari i PS-së është martuar duke u dhënë pse jo edhe fund, akuzave të shpeshta për devijime seksuale dhe homoseksualitet nga krerët e mazhorancës, e më së fundi edhe nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Megjithatë, përtej akuzave, duket se shefi i opozitës ndjehet i qetë, për shkak se ndryshe nga ata akuzuesit, ai erdhi në politikë nga jeta e artit, ku Edi Rama duket se nuk do të dalë kurrë, sikundër edhe e tregon me eksperimentimet e tij të gjithkahshme.

mit/NOA
KOMENTE