Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 16 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 16 Tetor 2010

Tiranë, 16 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 16 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme rrëfimin e djeshëm në prokurori të ish-ministrit Dritan Prifti mbi kontrabandën e naftës. Ato paraqesin edhe faktë nga martesa e kryesocialistit Edi Rama, me pedagogen Linda Xhillari. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i nxjerrjes së fakteve të policisë për vrasjen e taksistit dy ditë më parë, ku sqarohet se roja u vra ngaqë pa vrasësit.

Ato flasin edhe për mandatin e deputetit Ilir Beqja, debati për të cilin tashmë i ka kaluar Kuvendit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Prifti dorëzon bllokun e kontrabandës”, i cili citon faktin sesi ish-ministri Dritan Prifti ka dëshmuar dje para organit të akuzës mbi kontrabandën e naftës, të cilën e denoncoi vetë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Si përzgjidhen fituesit e Lotarië Amerikane”, referuar një intervisteje ekskluzive me konsullin e ambasadës amerikane.

“Topi: KQZ jemi ende në krizë”, është një artikull që citon deklaratat e djeshme të presidentit të Republikës.

“Rama: Do ta zhbëjmë vendimin për plehrat, është akt kriminal” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Ish-ministri/ Kontrabanda, Prifti 3 orë në Prokurori”, i cili tregon detaje nga dëshmia para të organit të akuzës për kontrabandën e naftës, dhënë dje nga ish-ministri Prifti.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Edi Rama në prag të martesës me pegadogen, zbulohet dashuria e re e kreut të socialistëve”.

Ndërkaq, lidhur me aksionin opozitar, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Opozita shtyn protestat, nuk ka datë për fillimin e tubimeve”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Policia, dy pista për ekzekutimin e taksistit”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Martohet Edi Rama, vendos kurorë me Linda Xhillarin”, i cili tregon martesën pa bujë, në mesjavë, të kryesocialistit Edi Rama, me pedagogen Linda Xhillari.

“Martin Camaj në 1980: Unë shkruaj për gjuhën shqipe”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Lë burgun bosi i VEFA-s, kërkon vizë amerikane”.

“Banorët e Gërdecit: Berisha nuk mund të luajë më top te fusha e tragjedisë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Dëshmojnë Prifti dhe Shalsi, Topi: Prokurorët të mos tremben”, i cili tregon dëshmitë e djeshme të dhëna në organin e akuzës lidhur me privatizimin e ish-Ekspozitës dhe kontrabandën e naftës, shoqëruar me reagimin e Presidentit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Rama: Buxheti 2009 fsheh abuzimet, Shqipëria rrezikon falimentimin”.

Ndërsa çështja e integrimit, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Takimi Haxhinasto-Fyle, BE paralajmëron rezultat negativ për statusin e kandidatit”.

“Ekzekutimi i taksistit, roja u vra se pa autorët” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Mandati i deputetit Beqja, debati i plotë në Kuvend”, i cili i referohet çështjes së mandatit për deputetit Ilir Beqja, debati për të cilin tashmë i ka kaluar Kuvendit.

Artikull tjetër i kësaj gazete me këtë argument është edhe ai me titullin “Rama: Priftin e presim në PS, por rruga është e gjatë”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Eurodeputetët e majtë” Partitë të dalin mbi interesat e palëve”.

Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Nga Agim Berisha/ Të ndërtosh, por si ...”.

n.e/NOA

KOMENTE