Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia i lutet UEFA-s: Ju lutemi, përsëriteni ndeshjen me Italinë
English

Serbia i lutet UEFA-s: Ju lutemi, përsëriteni ndeshjen me Italinë

Beograd, 16 tetor, NOA – Serbia do të kërkojë nga UEFA që të ripërcaktojë ndeshjen kundër Italisë, e vlefshme për kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2012”, e ndërprerë natën e së martës në stadiumin Marasi në Xhenova të Italisë, për shkak të çrregullimeve të rënda të shkaktuara nga tifozët serbë.

Kjo u njoftua sot nga Federata Serbe e Futbollit, Tomoslav Karaxhiçi.

"Ne do të takohemi me presidentin e UEFA-s, Mishel Platini dhe zyrtarë të tjerë kyç të organizatës që qeveris futbollin në datën 18 tetor dhe do t’i kërkojmë përsëritje të ndeshjes", tha ai në një konferencë për shtyp.

Gjithsesi, ai nuk është optimist për vendimin, por tha se pala serbe do të përpiqet ta paraqesë rastin e saj dhe ta bindë UEFA-n se Federata Serbe e Futbollit ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për të parandaluar incidentet.

Pas trazirave në stadiumin e Xhenovas u arrestuan 17 persona duke përfshirë edhe kreun e tifozëve serbë, ndërsa janë identifikuar 138 të tjerë.

n.e/NOA

KOMENTE