Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shumë debate në Sarajevë, për filmin e Angelina Jolie
English

Shumë debate në Sarajevë, për filmin e Angelina Jolie

Sarajevë, 16 Tetor 2010 - Ministri i Kulturës dhe Sporteve në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, Gavrilo Grahovac, ka anuluar xhirimet e filmit të parë të aktores holivudiane, Angeline Jolie, të cilat ishin planifikuar të bëheshin në rrethinë të Sarajevës.

Grahovac ka sjellë vendimin pas takimit me përfaqësuese dhe anëtare të shoqatës “Gratë – viktima të luftës”. Këto të fundit kanë thënë se tematika e filmit fyen ndjenjat e tyre.

Filmi i aktores Jolie flet për dashurinë në mes të një viktime dhunimi dhe dhunuesit të saj. “Me këtë akt ne nuk mund t’i ndalojmë xhirimet që të bëhen diku tjetër. Por, nëse asgjë më shumë, mund të shprehim kundërshtimin tonë ndaj filmit, i cili nuk flet të vërtetën dhe fyen një numër të madh të viktimave”, ka thënë Grahovac. Komuniteti i intelektualëve është tronditur nga ky vendim. “Nëse ka të bëjë me nivelin e përmbajtjes, atëherë futemi në një zonë mjaft të rrezikshme – cili komision, cili specialist mund t’i vlerësojë përmbajtjet për të cilat nuk dimë ende”, ka thënë regjisori Srgjan Vuletiq. Edhe drejtori i programit kulturor në televizionin shtetëror, Xhevdet Tuzliq, është shprehur mjaft kritik. “Nuk habitem nëse pas perdes fshihet xhelozia e atyre që nuk kanë arritur të jenë pjesë e projektit. Ndërsa, ‘Gratë – viktima të luftës’ e kanë shfrytëzuar si mundësi për t’i realizuar qëllimet e tyre. Ato kanë reaguar në bazë të informacioneve jo të plota. Nuk e kanë pasur skenarin dhe nuk kanë mundur të sjellin konkluzione të drejta”, ka thënë Tuzliq. Artistët nuk e përjashtojnë mundësinë e manipulimeve me dhimbjet e viktimave të luftës. Vuletiq mendon se gjesti i tillë do të ndikojë edhe investimet e huaja. “Unë nuk do të isha i lumtur po të shkeleshin të drejtat e dikujt, por në anën tjetër nuk do të doja të largoheshin investimet e huaja nga Bosnja. Nëse tani fitojmë dritën e kuqe, produksione të tjera nuk do të vijnë për kohë të gjatë”, ka thënë Vuletiq. Jo pa hidhërim flet edhe analisti politik, Ivan Lovrenoviq. “Ky akt është një ndërhyrje klasike burokratike e autoriteteve në fushën e artit. Kjo është më se e qartë. Nëse shihet në praktikë, ky është një gjest kundërproduktiv, sepse efekti i vetëm që prodhon është një lloj shpifjeje për Bosnjën, e cila edhe ashtu ka një epitet të tillë”, ka thënë ai. Pas vendimit të ministrit Grahovac ka reaguar ministri i kulturës në kantonin e Sarajevës, Emir Haxhihafizbegoviq. Ai është shprehur kundër ndalesës së krijimeve artistike: do t’i lejoj xhirimet dhe le të më arrestojë policia federale! Filmi është planifikuar të xhirohet në Bosnjë dhe në Hungari. Në Budapest kanë nisur filmimet e para. /RFE/

{youtube}Y6MW8AaosD0{/youtube}

KOMENTE