English

Zhurma ballkanike

Pothuajse secili shqiptar i Kosovës ka dëshiruar të shkëputet: një hulumtim në vitin 1995 tregoi se 43% e favorizonin bashkimin me Shqipërinë, ndërsa 57% ishin për pavarësi. Pavarësia ishte ajo që erdhi. Shteti i ri, me dy milionë banorë, është më i populluar se disa vende anëtare të Bashkimit Evropian

Nga "Times" Republika Serbe në Bosnjë-Hercegovinë është krijuar nga agresioni i një fuqie të jashtme. Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, e inicioi fushatën e dhunës në vitet ‘90 për ta shkatërruar karakterin mutlietnik të Bosnjës. Ai, në masë të madhe, pati sukses. Përfundimi i konfliktit në vitin 1995, e pati involvuar edhe ndarjen e Bosnjës në dy entitete të veçanta politike. Presidenti i parë i territorit serb tash është në Gjykatën e Hagës për Krime të Luftës, por prodhimi i tij politik po jeton. Millorad Dodik, aktualisht zyrtar i lartë i serbëve të Bosnjës, po kërcënon me shpalljen e pavarësisë së Republikës Serbe. Nëse këtë e bën, ai në të vërtetë do të shkaktojë luftë në Bosnjë. Qeveritë perëndimore nuk duhet t’i japin asnjë mbështetje retorikës së tij dhe duhet t’i mbështesin liderët e Bosnjës që e kundërshtojnë atë. Një deklaratë e pavarësisë e Republikës Serbe do ta dhunonte marrëveshjen për paqe, e cila nuk ishte perfekte, por i dha fund luftës. Pra, kemi të bëjmë me Marrëveshjen e Dejtonit, të nënshkruar në vitin 1995. Qëllimet e Dodikut duhet të kundërshtohen fuqishëm nga liderët e Bosnjës. Zllatko Llagumxhia, kryeministër i zgjedhur i Bosnjës, tha se ai do ta përdorte forcën për ta parandaluar ndarjen serbe. Lufta e Bosnjës ishte katastrofa më e madhe në Evropën e pasluftës. Në të u vranë 100 mijë njerëz, 3 milionë njerëz u bënë refugjatë, duke shkaktuar pastrim etnik. Në mesin e krimeve të shumta, forcat serbe të Bosnjës e kishin bllokuar Sarajevën, duke vrarë 12 mijë civilë dhe masakruar 8 mijë burra e djem në Srebrenicë, në një akt gjenocidi. Me qëndrimin e tij për ndarjen e Bosnjës, zoti Dodik mund ta fillojë luftën përsëri. Megjithëqë ju mund të mos e merrni parasysh karakterin e tij nxitës, rasti i bërë nga zoti Dodik - për Republikës Serbe të pavarur - është i rrejshëm. Ai e citon trajtimin ndërkombëtar të Kosovës, e cila e shpalli pavarësinë në vitin 2008. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në muajin korrik, vendosi se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ishte ilegale. Dodik argumenton se Kosova paraqet precedent për Republikën Serbe. Nëse ndarjet etnike dhe historia aktuale e dhunës ishin arsyetim për shqiptarët e Kosovës në synimin për ndarje nga Serbia, përse, pyetet zoti Dodik, serbët e Bosnjës nuk mund të synojnë po ashtu ndarje? Arsyeja është se copëtimi i Bosnjës tashmë ka zënë vend dhe se ish-regjimi në Serbi ishte përgjegjës. Pavarësia e Kosovës ishte shkaktuar nga dhuna gjenocidiale e forcave të Millosheviqit. Kosova kishte status të autonomisë nën Kushtetutën e Jugosllavisë së vitit 1974. Në mesin e shumë dhunimeve të ligjit dhe në mesin e shumë akteve të provokimit, Sllbodan Millosheviqi, në mënyrë të njëanshme, e revokoi këtë status në vitin 1989. Pothuajse secili shqiptar i Kosovës ka dëshiruar të shkëputet: një hulumtim në vitin 1995 tregoi se 43% e favorizonin bashkimin me Shqipërinë, ndërsa 57% ishin për pavarësi. Pavarësia ishte ajo që erdhi. Shteti i ri, me dy milionë banorë, është më i populluar se disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. Ndarja e serbëve nga Bosnja nuk do të ketë asgjë si rasti i Kosovës. Serbët e Bosnjës nuk janë pakicë e keqtrajtuar. Republika e tyre ekzistuese është shpërblim nga ana e komunitetit ndërkombëtar për suspendimin e ndërmarrjes kriminale të një “Serbie të Madhe”, të pastër etnike. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, duhet ta bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për integritetin territorial të Bosnjës. Qeveria e Serbisë duhet ta bëjë po këtë gjë. Pranimi eventual i Serbisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë i kushtëzuar me pranimin e standardeve evropiane të së drejtës dhe të barazisë.

KOMENTE