Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët e Unazës së Re, protestë për mungesën e furnizimin me ujë
English

Banorët e Unazës së Re, protestë për mungesën e furnizimin me ujë

Tiranë, 17 tetor, NOA – Ndërsa në një pjesë të vendit kanë nisur problemet e para të shkaktuara nga reshjet e shiut, në kryeqytet banorët kanë nisur protestat për furnizimin me ujë të pijshëm.

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë zhvilluar sot një tubim në shenjë proteste për mos furnizimin me ujë nga institucionet përgjegjëse.

Banorët, të cilët banojnë në zonën e pallateve të reja që janë ndërtuar vitet e fundit, kanë kërkuar nga drejtuesit e Ujësjellësit të që gjenden mënyrat për të sjellë në shtëpitë e tyre ujin e pijshëm.

Përfaqësues të banorëve kanë thënë se prej disa vitesh autoritetet përgjegjëse nuk kanë krijuar kanalizimet për ujin.

Ata kanë deklaruar se gjatë kësaj kohe janë furnizuar me ujë vetëm nga puset e hapura.

Ndërkohë që uji i nxjerrë nga këto puse nuk i ka të gjitha parametrat e sigurisë për t'u konsumuar.

Sipas drejtuesve të Ujësjellësit në Tiranë, problemi për furnizimin e kësaj zone lidhet me ndërtimet e reja.

Sipas tyre një pjesë e ndërtimeve dhe pallateve janë bërë mbi tubat e ujësjellësit, gjë që e vështirëson ndërhyrjen në rrjet.

Në tubimin e banorëve të zonës ka qenë i pranishëm dhe deputeti i PS-së, Saimir Tahiri.

a.k/NOA

KOMENTE