English

Chiellini, shumë pranë rinovimit të kontratës

Torino, 17 tetor NOA - "Vijmë nga dy ndeshje shumë të rëndësishme si ajo me Manchester City dhe Interin të cilat na dhanë bindjen se mund të luajmë me ekipet e mëdha”.

Kjo është deklarata e mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini, i cili megjithatë nuk kërkon të shpërqendrojë ekipin dhe qëndron me këmbë në tokë duke shtuar se bardhë e zinjtë duhet të tregohen më të saktë në ndeshjet me ekipet e vogla.

Ndërsa për sa i përket rinovimit të kontratës së tij mund të themi se çdo gjë po shkon në rrugën e duhur pasi siç pohoi vetë Giorgo, tashmë marrëveshja është arritur dhe mungon vetëm firma dhe procedurat finale të kontratës.

r,b/NOA

KOMENTE