English

Deklarata në Londër: Dhuna seksuale në martesë nuk përbën krim

Londër, 17 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Dhuna seksuale në brendësi të një çifti të martuar? Është e pamundur, kjo sipas Maulana Abu Sayeed, presidenti Islamik i Sharia Council në Britaninë e Madhe.

Abu Sayeed tha se dhuna seksuale përcaktohet si krim nga ana e tij, por në qoftë se kjo dhunë përdoret mbi gruan atëherë diçka e tillë bie poshtë.

“Nuk është një veprim i këndshëm, por ne nuk e përcaktojmë si krim. Pas martesës mund të ketë veprime agresive dhe aktivitetet fizike të ndezura, por jo dhunë seksuale”, - theksoi disa herë Maulana Abu Sayeed.

Kështu ky interpretim i ligjit islamik ka patur reagime dhe debate të shumta. Mjaft i ashpër ka qenë komenti i Dave Whatton, shef i Rajonit të policisë së Cheshire dhe zëdhënës i “Association of Chief Police Officers”.

“E dimë mjaft mirë se shumica e përdhunimeve vjen nga persona të afërt, partnerët ose bashkëshortët. Një deklaratë e këtij lloji mund të them se sulmon drejt për drejt profesionin tonë”, - deklaroi ai.

r.b/NOA

KOMENTE