Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ebook, rriten shitjet e librave elektronikë në SHBA
English

Ebook, rriten shitjet e librave elektronikë në SHBA

Nju-Jork, 17 tetor, NOA – Ndërkohë që shitja e librave nëpër librari ulet dita ditës, shitja e librave elektronikë, Ebook është në rritje sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në SHBA-të që është tregu lider për shitjen në sektorin elektronik, është regjistruar deri tani një rritje prej 193% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat zyrtare janë publikuar nga shoqata e editorëve në SHBA.

Sipas shoqatës shitja e librave elektronikë ngërthen 9% të të gjitha shitjeve të këtij sektori të editorisë.

Të ardhurat nga librat elektronikë, Ebook numërohen në total deri tani plot 263 milion dollarë.

Duket se interesi për librat elektronikë vjen edhe nga rritja e aksesit gjithnjë e më në rritje të njerëzve përdrejt internetit dhe hapësirave të shumta me të cilat ai rrëmben vëmendjen e njerëzve të grupmoshave të ndryshme, veçanërisht të rinjve kudo ku ata janë.

mit/NOA
KOMENTE