Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fëmija 2-vjeçar shpëtohet në sajë të Facebook
English

Fëmija 2-vjeçar shpëtohet në sajë të Facebook

SHBA, 17 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Jeta e një vajze 2-vjeçare, Grace Freeman, është shpëtuar në sajë të një fotoje të publikuar në Facebook, e cila është vënë re nga një infermiere.

Ajo, duke kërkuar në albumin e fotografive të vogëlushes, vuri re një anomali.

Syri i djathtë i vogëlushes ishte i skuqur nga blici i aparatit, ndërsa ai i majtë qëndronte normal në ngjyrë të bardhë.

Për Nicola Sharp, që punon prej 20 vitesh në repartin e pediatrisë, nuk kishte asnjë dyshim: Bëhej fjalë për kancer.

Familja Freeman, pasi kreu analizat zbuloi se Grace vuante nga retinoblastoma, e cila formohej nga dy tumore të vegjël në syrin e majtë.

Sipas mjekëve, pa të “hetim” të mirë të infermieres do të ishte e pamundur të zbulohej në kohë ky tumor.

Tashmë vogëlushja ka humbur shikimin e saj në syrin e majtë, i cili duhet thënë mund të kishte qenë fatal për të.

Momentalisht Grace çdo katër javë duhet të shkojë në Birmingham për specifikime dhe trajtime me lazer.

r.b/NOA

KOMENTE