Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lezhë, reshjet e shiut përmbytin sipërfaqe toke dhe banesa
English

Lezhë, reshjet e shiut përmbytin sipërfaqe toke dhe banesa

Lezhë, 17 tetor, NOA – Reshjet e shiut që pushtuan vendin dje, mësohet se kanë përmbytur disa rrugë në zonën e Lezhës, sipërfaqe toke në disa fshatra si dhe disa banesa.

Nga të dhënat e policisë së Lezhës mësohet se në rrethin e Kurbinit është përmbytur dhe është i pakalueshëm për automjetet aksi i vjetër i rrugës nacionale që lidh Laçin me Mamurrasin, pikërisht rruga në fshatin Gjormë.

Gjithashtu është e pakalueshme rruga rurale Milot-Gallatë.

Në fshatin Gjormë të Lezhës mësohet se janë nën ujë rreth 20 ha tokë bujqësore, rreth 30 ha tokë janë përmbytur në zonën e Fushë Mamurrasit, ndërsa në Fushë-Kuqe janë përmbytur plot 70 ha tokë bujqësore.

Burime nga policia e Lezhës pohojnë se janë përmbytur 10 banesa në fshatin Sanxhak, ndër to disa ishin të banuara, porse banorët janë evakuuar.

Gjithashtu edhe në Gorre janë evidentuar 2 banesa të përmbytura si dhe 6 të tilla në Fushën e Gjormës, ndërsa familjet që banonin në këto shtëpi janë evakuuar në vende të tjera.

Burimet e policisë thonë se hidrovoret në Fushë-Kuqe dhe Adriatik punojnë në gjendje normale, ndërsa bëhet me dije se në këtë zonë nuk janë hasur dëme në njerëz dhe gjë të gjallë.

Reshjet e shiut kanë lënë nën ujë edhe sipërfaqe toke në fshatin Barbullojë, komunën Kolsh, por në këto dy zona nuk janë vërejtur dëme në banesa dhe njerëz, ndërsa rrugët që lidhin fshatrat e zonës janë të kalueshme.

Ndërsa mësohet se në rrethin e Mirditës nuk janë konstatuar probleme nga reshjet e dendura të shiut që pushtuan të gjithë vendin mbrëmjen e shkuar.

Sipas policisë së Lezhës janë ngritur shtabet e emergjencave në të tre rrethet për të vënë nën kontroll zonat e përmbytura.

Shtabeve të emergjencave të pushtetit vendor po u vijnë në ndihmë edhe shërbimet e policisë.

mit/NOA
KOMENTE