English

Panik në një tempull në Indi, turma shtyp 10 persona

Indi, 17 tetor, NOA - Nga një panik masiv në një tempull hindu në Indinë lindore kanë humbur jetën të paktën dhjetë njerëz.

Turma e kapur nga paniku ka plagosur dhe 15 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në shtetin federal Bihar, bëri të ditur policia.

Për festën e përvitshme të sakrificës rituale në tempull rreth 200 kilometra larg kryeqytetin Patna ishin grumbulluar dhjetëra mijëra njerëz. Në kohën e aksidentit rreth 40 mijë vetë ndodheshin aty.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar frikën e turmës, e cila ka shkelur më pas 10 persona duke u shkaktuar vdekjen.

a.k/NOA

KOMENTE