Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD, Ramës: Bëni publike lidhjet e deputetes Xhaçka me firmën “Gjallica”
English

PD, Ramës: Bëni publike lidhjet e deputetes Xhaçka me firmën “Gjallica”

Tiranë, 17 tetor, NOA – Pak ditë pasi Partia Demokratike lëshoi akuza për përfshirjen e deputetes Olta Xhaçka dhe familjes së saj me ish firmën piramidale “Gjallica”, PD i kërkoi këtë pasdite kryesocialistit Edi Rama të qartësojë për opinionin publik lidhjet e deputetes socialiste, Olta Xhaçka me këtë firmë.

Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj i bëri thirrje kryetarit të selisë rozë që të sqarojë nëse është e vërtetë që deputetja Olta Xhaçka e njohur si “Miss Gjallica” është shkolluar në SHBA me paratë që kjo firmë përfitoi duke ua marrë qytetarëve shqiptarë.

“Zoti Rama, çfarë pasurish trashëgon nga firma Gjallica, deputetja e partisë suaj. A ka lidhje ajo, apo dikush prej familjes me trafikun e fëmijëve”, theksoi në këtë konferencë për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike.

“Zoti Rama, me çfarë parash, Znj. Xhaçka ka ndërtuar në Tiranë, vilën tre katëshe të shitur rreth 11 vjet më parë për një vlerë prej 100 mijë dollarësh”, i rikujtoi shefit të opozitës, zëdhënësja e PD-së.

Duke i kujtuar lajtmotivin për transparencë, zëdhënësja e Partisë Demokratike i bëri thirrje shefit të opozitës se në emër të integrimit të vendit duhet t’u kërkojë deputetëve të vet t’i përgjigjen fillimisht publikut për akuzat ndaj çdonjërit eksponent të partisë së tij.

mit/NOA
KOMENTE