Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Van Gogh në Romë, 39 000 visitorë në 10 ditët e para të çeljes së ekspozitës
English

Van Gogh në Romë, 39 000 visitorë në 10 ditët e para të çeljes së ekspozitës

Romë, 17 tetor, NOA – Kryeveprat e postimpresionistit hollandez, Vinsent van Gogh të publikuara në galerinë Vittoriano në Romë, kanë arritur që në dhjetë ditët e para të ekspozitës kushtuar gjeniut të ngjyrës të sjellin në këtë galeri plot 39 mijë vizitorë.

Nën titullin “Qyteti modern” edhe plot 14 mijë vizitorë këtë fundjavë kanë admiruar për minuta të tëra në këtë galeri mbi 70 kryevepra të piktorit hollandez që influencoi pikturën e shekullit të 20-të, piktura në telajo, akuarele.

I frymëzuar nga ngjyra, të cilën e kishte shprehje të ekspresionit të tij artistik, Van Gogh, i krijoi punët e tij më të njohura në dy vitet e fundit të jetës.

Ai krijoi plot 2000 vepra, ndër to 900 piktura në telajo si dhe 1100 vizatime e skica.

Van Gogh, krijimet e të cilit frymëzuan artin modernist u dallua për autoportretet e tij, portretet si dhe hedhjen në telajo të luleve të diellit, punë të cilat sot janë më të njohurat kryevepra dhe më të shtrenjtat në botën e artit.

Vetë Van Gogh ishte frymëzuar për artin e tij nga piktorët Millet, Pissarro, Cezanne, Gauguin e Seurat.

mit/NOA
KOMENTE