Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Partitë në Kosovë do të gjejnë rrugëzgjidhje për situatën
English

Haxhinasto: Partitë në Kosovë do të gjejnë rrugëzgjidhje për situatën

Tiranë, 18 tetor, NOA – Pas daljes së LDK-së nga koalicioni qeveritar me partinë demokratike të Hashim Thaçit dhe krizës poltike që ka prekur Kosovën ditët e fundit, ministri i Punëve të Jashtme Edmon Haxhinasto në një prononcim shprehu bindjen se partitë politike në Kosovë do të dijnë të gjejnë rrugëzgjidhje për daljen nga kriza.

“Ne po ndjekim me shumë vëmendje të gjithë zhvillimet në Kosovë dhe shpreh bindjen se partitë politike atje, institucionet e Kosovës, do të vazhdojnë të tregojnë maturinë politike, pjekurinë e tyre, maturi dhe pjekuri, e cila i ka siguruar një staturë të re ndërkombëtare Kosovës, një respekt në rajon dhe më gjërë, gjë që është reflektuar në njohjet që i bënë asaj”, theksoi ministri Haxhinasto.

Zoti Haxhinasto vlerësoi se zhvillimet në Kosovë janë procese normale politike, për të cilat ai rishtas shprehu bindjen se do të zhvillohen në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit dhe me kuadrin ligjor të Kosovës.

“Shpresojmë që së shpejti do të kemi një linjë të qartë se si do të procedohet me qëllim që të vazhdojë funksionimi demokratik insitucional i të gjithë kuadrit kushtetues atje”, nënvizoi ministri i Punëve të Jashtme.

Kosova hyri në një krizë institucionale pas vendimit të firmosur nga ish presidenti Fatmir Sejdiu për të dalë nga koalicioni qeveritar, një veprim që u cilësua nga anëtarë të koalicionit si i pamenduar mirë.

Vendimi i Sejdiut, krytarit të LDK-së u mor pasi presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi shpalli si datën e zgjedhjeve të parakohshme 13 shkurtin 2011.

Sot Krasniqi deklaroi se Kosova do të bëjë zgjedhje të jashtëzakonshme deri në fund të këtij viti.

Ministri Haxhinasto foli edhe për krizën politike në vend, për të cilën edhe ai theksoi sikundër kryeministri Berisha se “opozita ka një ofertë shumë të qartë dhe shumë konkrete, që ka të bëjë me ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e kaluara, gjithashtu ka një ofertë tjetër shumë të qartë dhe shumë precize për t’u angazhuar në një proces të amendimeve të kodit aktual zgjedhor me qëllim, që zgjedhjet e ardhshme të jenë në përputhje të plotë me standartet e caktuara ndërkombëtare për zhvillimin e zgjedhjeve të tjera të ndershme”, tha ministri i Punëve të Jashme, Edmond Haxhinasto.

mit/NOA
KOMENTE