English

Julia Gnuse, gruaja me më shumë tatuazhe në botë

Tiranë, 19 Tetor, NOA - Julia Gnuse ka hyrë në librin Gines, si gruaja me më shumë tatuazhe në botë: me mbi 400 tatuazhe që mbulojnë 95% të trupit të saj.

Pas moshës 30 vjeçare, Julia u prek nga porfiria, një sëmundje me efekte degjenerative në lëkurë. Kjo ishte arsyeja pse në vitin 1991, ajo vendosi të bëjë tatuazhin e saj të parë, një oktapod, me të vetmin qëllim që të mbulonte plagët e saj.

"Që atëherë, -thotë kaliforniania- unë vazhdimisht kam bërë tatuazhe, sepse ndihem mirë". Si për të na kujtuar se pas çdo gjesti, edhe më ekstrem, është gjithmonë një arsye ...

a.e./NOA

KOMENTE