Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni i Ligjeve merr në pyetje Edlira Jorgaqin, anëtare e Gjykatës Kushtetuese
English

Komisioni i Ligjeve merr në pyetje Edlira Jorgaqin, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 18 tetor, NOA – Këtë paradite, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaten për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Edlira Jorgaqi, e dekretuar për këtë post nga Presidenti Bamir Topi disa javë më parë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit u njohën me arsimimin e kandidaturës së emëruar nga Presidenti për anëtare në Gjykatën Kushtetuese, funksionet dhe karrierën e saj në sistemin gjyqësor, profesionalizmin dhe integritetin e saj gjatë ushtrimit të detyrës.

Sikundër kanë vepruar edhe me anëtarin tjetër të Kushtetueses, Artan Hoxha, anëtarët e komisionit, i drejtuan kandidates për anëtare në Gjykatën Kushtetuese pyetje lidhur me eksperiencën e saj ligjore të punës në sistemin gjyqësor, lidhur me nivelin e korrupsionit në këtë sistem, këndvështrimin e saj mbi reformën në gjyqësor, masat që duhet të merren, dhe nëse ka dhënë ndonjëherë vendime në kushtet e konfliktit të interesit, roli që duhet të ketë konferenca gjyqësore etj.

Pasi u njohën hollësisht me prezantimin dhe përgjigjet e pyetjeve të zonjës Jorgaqi, anëtarët e komisionit mbyllën mbledhjen.

Ndërkohë që dhënia e pëlqimit për emërimin e zonjës Edlira Jorgaqi si anëtare në Gjykatën Kushtetuese do të jepet në një mbledhje tjetër të komisionit të ligjeve.

Gjithashtu komisioni i ligjeve miratoi edhe projektligjin “Për miratimin e një shtese në kontratën e koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe AVN Ag, Statkraft AS dhe Devoll Hydropoëer, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në Lumin Devoll, i miratuar me Ligjin nr.10083, datë 23.2.2009.

mit/NOA
KOMENTE