Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE: Zgjedhjet lokale, nevojë urgjente për përgatitje të hershme administrative
English

OSBE: Zgjedhjet lokale, nevojë urgjente për përgatitje të hershme administrative

Tiranë, 18 tetor, NOA – Zgjedhjet e ardhshme lokale në vend, do të jenë një shënues kyç i procesit në vijimësi të reformave në vend, prandaj nevoja urgjente për përgatitje të hershme administrative, sipas rekomandimeve të fundit të OSBE/ODIHR-it, është më e madhe se kurrë.

Një fakt të tillë, kryetari i prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, ia bëri me dije gjatë një takimi të përbashkët, zëvendëskryeministrit dhe ministrin e Ekonomisë, Ilir Meta.

Takimi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të prezencës së OSBE-së në Tiranë, sipas të cilave, Wollfarth dhe Meta diskutuan gjatë tij lidhur me çështjet politike aktuale, duke u përqendruar te kodi zgjedhor.

Duke folur për zgjedhjet e qeverisjes vendore, Wollfarth theksoi se “tani që më pak se shtatë muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, nevoja urgjente për përgatitje të hershme administrative, sipas rekomandimeve të fundit të OSBE/ODIHR-it, është më e madhe se kurrë. Të gjitha palët politike i kuptojnë detyrat e tyre për të vepruar në interesin kombëtar, duke përdorur të gjitha mekanizmat institucionale në dispozicion, veçanërisht Kuvendin, për të diskutuar, miratuar dhe zbatuar reformën zgjedhore”.

Më tej, Wollfarth theksoi se pret me kënaqësi të punojë me qeverinë, në frymën e vazhdueshme të vullnetit të mirë, partneritetit dhe mirëbesimit.

Ai premtoi se prezenca e OSBE-së do të vazhdojë t’i përqendrojë burimet e saj në zbatimin e projekteve të mëdha të drejtuara nga rezultatet, duke marrë parasysh përparësitë e vendit.

n.e/NOA

KOMENTE